Skip to content Skip to footer

Licencimi i paneleve solare në Kosovë: 9 hapat

Licencimi i paneleve solare në Kosovë kalon nëpër 9 hapa administrativë te KEDS, komuna, ZRRE dhe KESCO. Më poshtë gjeni afatet, dokumentet për secilin hap, taksat zyrtare dhe problemet më të shpeshta, nga aplikimi deri te lidhja zyrtare e sistemit PV në rrjet.

  • 9hapa administrativë
  • 90–120ditë zakonisht
  • ~134ditë kur hapat vijojnë njëri pas tjetrit
  • 100–200 €taksa zyrtare gjithsej

Sa zgjat licencimi i paneleve solare?

Procesi zakonisht zgjat 90–120 ditë. Kur secili hap pret përfundimin e hapit paraprak, afati arrin deri në rreth 134 ditë kalendarike. Pëlqimi Elektroenergjetik (PEE) dhe leja komunale mund të nisin njëkohësisht.

  • KEDS
  • Komuna
  • ZRRE
  • KESCO
  • Instalimi në objekt (pas lejes së hyrjes)
Dita 0Dita 30Dita 60Dita 90Dita 120
1Pëlqimi Elektroenergjetik (PEE)PEE
~30 ditë
2Leja komunaleKomuna
15–30 ditë
3Aplikimi te ZRREZRRE
~30 ditë
4Aprovimi i projektitAprovimi
~15 ditë
5Leja e hyrjesHyrja
~5 ditë
6Pranimi teknikPranimi
~10 ditë pune
7Ndërrimi i njehsoritNjehsori
~5 ditë
8Marrëveshja me KEDSMarr. KEDS
~5 ditë
9Marrëveshja me KESCOKESCO
~30 ditë
Afati kohor i licencimit të sistemit PV në ditë kalendarike. Pjesa e zbehtë te leja komunale tregon variacionin 15–30 ditë. Pranimi teknik (10 ditë pune) llogaritet rreth 14 ditë kalendarike.

9 hapat e licencimit të paneleve solare

  1. Hapi 1 · KEDS~30 ditë

    Pëlqimi Elektroenergjetik (PEE)

    KEDS verifikon nëse rrjeti pranon sistemin pa ndërhyrje shtesë.

    • Formulari KEDS-DCC-F-DCE-01
    • Autorizimi i klientit
    • Dokumentet e kompanisë
    • Licenca e inxhinierit elektrik
    • Projekti elektrik dhe skema njëpolare
    • Paramasa
    • Datasheet panele dhe invertor
  2. Hapi 2 · Komuna15–30 ditë

    Leja komunale

    Komuna konfirmon vendosjen e paneleve në objekt.

    • Aplikimi për leje
    • Dëshmia e pronësisë
    • PEE nga KEDS
    • Projekti elektrik
    • Pagesa e taksës komunale
  3. Hapi 3 · ZRRE~30 ditë

    Aplikimi te ZRRE

    Regjistrimi si konsumator-prodhues (prosumer).

    • Formulari i ZRRE-së
    • Raporti i konsumit 12-mujor
    • Vlerësimi i prodhimit
    • PEE nga KEDS
    • Leja komunale
  4. Hapi 4 · KEDS~15 ditë

    Aprovimi i projektit

    KEDS shqyrton projektin teknik dhe kapacitetin e lejuar para instalimit.

  5. Hapi 5 · KEDS~5 ditë

    Leja e hyrjes

    Leje për punimet në terren.

    • Lista e punëtorëve
    • Automjetet
    • Periudha e punimeve
  6. Hapi 6 · KEDS~10 ditë pune

    Pranimi teknik

    Inspektimi në terren pas instalimit.

    • Skema njëpolare
    • Mbrojtjet elektrike
    • Anti-islanding
    • Tokëzimi
    • Distancat e sigurisë
    • Lidhja dhe etiketimi
  7. Hapi 7 · KEDS~5 ditë

    Ndërrimi i njehsorit

    Vendoset njehsori dykahor për energjinë e marrë dhe të dërguar.

  8. Hapi 8 · KEDS~5 ditë

    Marrëveshja me KEDS

    Kushtet teknike të lidhjes, kapaciteti i lejuar, operimi.

  9. Hapi 9 · KESCO~30 ditë

    Marrëveshja me KESCO

    Faturimi si prosumer. Kursimi fillon të duket në faturë.

Taksat zyrtare për licencimin e paneleve solare

Shuma ndryshon sipas komunës dhe rastit (EUR).

  • PEE
    30–50 €
  • Leja komunale
    20–80 €
  • Aprovimi
    ~20 €
  • Leja e hyrjes
    ~10 €
  • Pranimi teknik
    ~20 €

Ku ngecin aplikuesit

Problemet më të shpeshta dhe si t’i shmangni.
HapiProblemiZgjidhja
PEEProjekt elektrik jo i saktëInxhinier i licencuar
Leja komunaleDokument pronësie i vjetërKontrolli para aplikimit
ZRREMungon raporti i konsumitRaport zyrtar 12-mujor
Pranimi teknikTokëzim ose mbrojtjeMatje para inspektimit
KESCOVonesa administrativeNdjekje me email dhe telefon

Rregulli kryesor: mos filloni instalimin para PEE-së dhe aprovimeve. Instalimi para kohe mund të sjellë refuzim ose ndryshime me kosto shtesë.

TeraVolti merret me licencimin për ju

Licencimi i paneleve solare kërkon dokumente të sakta në çdo hap. Ne përgatisim projektin elektrik, dokumentet dhe aplikimet te KEDS, komuna, ZRRE dhe KESCO për solar systems for homes, sistemet për biznese dhe industri dhe sistemet hibride me bateri.

Get a quote ose na kontaktoni.