TeraVolti https://teravolti.com/ Sisteme Solare Fotovoltaike Tue, 24 Nov 2026 17:01:00 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.1.5 https://teravolti.com/wp-content/uploads/2024/12/cropped-favicon-32x32.jpg TeraVolti https://teravolti.com/ 32 32 Mos e imagjinoni energjinë.Eksplorojeni. https://teravolti.com/mos-e-imagjinoni-energjine-eksplorojeni/ https://teravolti.com/mos-e-imagjinoni-energjine-eksplorojeni/#respond Tue, 24 Nov 2026 17:00:58 +0000 https://teravolti.com/?p=30372 Një perspektivë e re mbi teknologjinë solare. Zbuloni, eksploroni dhe ndiqni rrugëtimin e energjisë përmes një eksperience interaktive 3D. Inovacioni nuk qëndron vetëm në teknologjinë që instalojmë, por edhe në…

The post Mos e imagjinoni energjinë.Eksplorojeni. appeared first on TeraVolti.

]]>
Një perspektivë e re mbi teknologjinë solare.

Zbuloni, eksploroni dhe ndiqni rrugëtimin e energjisë përmes një eksperience interaktive 3D.

Inovacioni nuk qëndron vetëm në teknologjinë që instalojmë, por edhe në mënyrën se si e bëjmë atë të kuptueshme për të gjithë.

Me TeraVolti, energjia merr një dimension të ri.

TeraVolti – E ardhmja e energjisë fillon këtu.

Na kontaktoni për më shumë informacione, konsultim dhe ofertë falas!

📞 Telefon: +383 48 616 222
💬 WhatsApp: +383 48 616 222
📧 Email: info@teravolti.com
🌐 Website: www.teravolti.com
📘 Facebook: TeraVolti
📸 Instagram: @teravoltii
💼 LinkedIn: TeraVolti LLC

The post Mos e imagjinoni energjinë.Eksplorojeni. appeared first on TeraVolti.

]]>
https://teravolti.com/mos-e-imagjinoni-energjine-eksplorojeni/feed/ 0
https://teravolti.com/mos-e-imagjinoni-energjine/ https://teravolti.com/mos-e-imagjinoni-energjine/#respond Tue, 24 Nov 2026 15:41:03 +0000 https://teravolti.com/?p=30367 The post appeared first on TeraVolti.

]]>

The post appeared first on TeraVolti.

]]>
https://teravolti.com/mos-e-imagjinoni-energjine/feed/ 0
Çfarë duhet të dini për panelet solare në Kosovë para se të investoni https://teravolti.com/panele-solare-ne-kosove/ Sun, 08 Nov 2026 02:48:43 +0000 https://teravolti.com/?p=30350 Gjithnjë e më shumë familje dhe biznese kërkojnë panele solare në Kosovë. Fatura e rrymës rritet, ndërsa dielli prodhon pa pagesë. Në këtë artikull ju tregojmë sa prodhon një sistem…

The post Çfarë duhet të dini për panelet solare në Kosovë para se të investoni appeared first on TeraVolti.

]]>

Gjithnjë e më shumë familje dhe biznese kërkojnë panele solare në Kosovë. Fatura e rrymës rritet, ndërsa dielli prodhon pa pagesë. Në këtë artikull ju tregojmë sa prodhon një sistem solar në Kosovë, cilat pajisje ofrojmë dhe si bëhet instalimi me TeraVolti.

3,1 kWhnë ditë nga 1 kWp panele
1,7 kWhnë ditë nga një panel 555W
18 panele555W për një sistem 10 kW
15 kg CO₂më pak në ditë me një sistem 5 kWp

TeraVolti LLC, kompania juaj për panele solare në Kosovë

TeraVolti LLC është kompani kosovare e energjisë solare. Kemi zyre në Ferizaj, Lipjan, Prishtinë dhe Gjilan dhe punojmë në të gjithë Kosovën. Kemi filluar në vitin 2019 dhe nga viti 2023 punojmë me emrin TeraVolti. Jemi kompani në pronësi të një gruaje, me 18 punonjës.

Instalojmë sisteme për shtëpi, për biznese dhe parqe solare në tokë. Së fundmi ekipi ynë instaloi panele në një park solar 11 MW. Nëse na keni kërkuar si TeraVolt ose Tera Volt, jeni në vendin e duhur.

Solar Kosovo, sa energji prodhon dielli në Kosovë

Sipas Global Solar Atlas, 1 kWp panele në Kosovë mund të prodhojë rreth 1.300 kWh në vit. Në projektet tona, pas humbjeve nga këndi, pjerrësia dhe orientimi i çatisë, 1 kWp prodhon rreth 1.130 kWh në vit. Kjo është rreth 3,1 kWh në ditë. Në llogaritjet më poshtë përdorim këtë shifër.

Shembull

Një sistem 5 kWp prodhon rreth 15,5 kWh në ditë.

Rryma në Kosovë prodhohet kryesisht nga linjiti. Çdo kWh nga rrjeti lëshon rreth 0,97 kg CO₂. Me një sistem 5 kWp ju shmangni rreth 15 kg CO₂ në ditë.

Sa prodhon një panel solar 555W dhe cilat panele ofrojmë

Panelet 550W dhe 555W janë ndër më të përdorurat në sistemet e reja. Një panel 555W në Kosovë prodhon rreth 1,7 kWh në ditë. Për një sistem 10 kW ju duhen rreth 18 panele.

Me panele më të fuqishme ju duhen më pak copë për të njëjtën fuqi. Kjo vlen kur çatia është e vogël. Panelet 405W Full Black janë krejt të zeza dhe zgjidhen shpesh për shtëpi, ku pamja e çatisë ka rëndësi.

MarkaFuqia e panelitPanele për 10 kW
ReneSola660 Wrreth 15
JA Solar630 Wrreth 16
Powitt595 Wrreth 17
TW Solar555 Wrreth 18
AE Solar550 Wrreth 18
Sunerise550 Wrreth 18
EPP Solar500 W20
Seraphim475 Wrreth 21
JA Solar405 Wrreth 25
HT SAAE405 W Full Blackrreth 25

Çmimi i paneleve solare në Kosovë

Çmimi i sistemit tuaj varet nga pesë gjëra.

  • Madhësia e sistemit në kWp
  • Lloji i inverterit, i lidhur me rrjetin ose hibrid
  • Bateria, nëse e dëshironi
  • Lloji i çatisë dhe struktura e montimit
  • Distanca nga panelet te tabela elektrike

Kur krahasoni oferta, kërkoni që secila të shkruajë kWp, markën e panelit, markën e inverterit dhe garancinë. Merrni ofertën tuaj për panele solare në pak hapa.

Bateri lithium për sistemin tuaj solar

Bateria ruan energjinë e ditës për mbrëmjen dhe për rastet kur ndërpritet rryma. Shumica e baterive lithium që ofrojmë janë modulare, prandaj mund të shtoni module kur ju rritet nevoja.

BateriaKapaciteti
Pylontech Force H2Modul 3,55 kWh
Sungrow SBRModul 3,2 kWh, nga 9,6 deri në 25,6 kWh
Growatt ARK 2.5H A1Modul rreth 2,5 kWh
Dyness DL5.0C5 kWh
Dyness4,8 kWh
Hysone5,12 kWh
V TAC5 kWh

Bateria duhet të përputhet me inverterin. Bashkë me baterinë ju ofrojmë sistemin BMS, bazën e baterisë dhe kabllot e lidhjes, që sistemi të punojë si një i tërë.

Shembull

Nëse në mbrëmje harxhoni 7 kWh, ju mjafton një bateri rreth 10 kWh. Kjo është p.sh. 3 module Pylontech Force H2 (10,65 kWh) ose 2 bateri Dyness DL5.0C (10 kWh).

Invertera Solis, Deye, Growatt, Sungrow, Sineng dhe V TAC

Inverteri i lidhur me rrjetin e dërgon energjinë në shtëpi dhe në rrjet, por nuk punon me bateri. Inverteri hibrid punon edhe me bateri dhe ju mban me rrymë kur ndërpritet rrjeti.

MarkaTë lidhur me rrjetinHibridë me bateri
SolisS5 GR3P (trefazor, p.sh. S5 GR3P20K), S5 GC, 5G dhe 5G PROSeria RHI
DeyeSeria SUN (p.sh. SUN 15K G05, SUN 20K G04)5 deri në 15 kW (p.sh. SUN 15K SG01HP3)
GrowattSeria MOD (p.sh. MOD 8000TL3 X)Seria SPH
SungrowSH5RT deri në SH10RT (p.sh. SH8.0RT)
SinengSN125PT, 125 kW, për parqe solare dhe objekte të mëdha
V TACInvertera hibridë

Mikroinverteri Solis 800 W

Mikroinverteri Solis 800 W lidhet me 1 deri në 2 panele. Është zgjidhje për sisteme të vogla, si ballkoni ose një çati e vogël.

Instalimi i paneleve solare me TeraVolti

  1. Vizitë dhe matje e çatisë
  2. Projektimi i sistemit sipas konsumit tuaj
  3. Aplikimi për statusin prosumator
  4. Montimi i paneleve dhe i inverterit
  5. Lidhja, testimi dhe aktivizimi i aplikacionit të monitorimit

Mirëmbajtja e paneleve solare

Panelet kanë nevojë për pak mirëmbajtje. Pluhuri dhe gjethet ulin prodhimin, prandaj pastrojini kur shihni papastërti. Kontrolloni prodhimin në aplikacionin e inverterit. Një herë në vit kontrolloni kabllot dhe lidhjet. TeraVolti ofron mirëmbajtje për shtëpi dhe për sisteme komerciale.

Panele solare dhe vetura elektrike në Kosovë

Nëse vetura juaj elektrike bën 30 km në ditë, ajo harxhon rreth 5 kWh. Këtë energji e prodhojnë rreth 3 panele 555W. TeraVolti shet dhe instalon edhe mbushës për vetura elektrike, që veturën ta mbushni në shtëpi me rrymën e paneleve tuaja.

Pyetje të shpeshta

Sa panele solare më duhen?

Varet nga konsumi. Për 10 kWh në ditë ju duhen rreth 3,2 kWp, ose 6 panele 555W.

Çfarë është prosumatori?

Prosumator është konsumatori që prodhon rrymë vetë dhe e lidh sistemin me rrjetin, sipas rregullave të ZRRE.

A punojnë panelet solare në dimër?

Po. Prodhojnë më pak se në verë, por prodhojnë çdo ditë me dritë.

Sa zgjat garancia e paneleve solare?

Zakonisht deri në 25 vjet për performancën e panelit. Kjo varet nga prodhuesi.

Dëshironi të dini sa ju kushton sistemi juaj?

Merr ofertë

The post Çfarë duhet të dini për panelet solare në Kosovë para se të investoni appeared first on TeraVolti.

]]>
A ia vlen të instalosh panele solare për biznes në Kosovë? https://teravolti.com/a-ia-vlen-te-instalosh-panele-solare-per-biznes-ne-kosove/ Sat, 07 Nov 2026 13:01:50 +0000 https://teravolti.com/?p=30322 Nëse ke një market familjar dhe fatura e rrymës të vjen mbi 2.000 € në muaj, pyetja është e thjeshtë. Sa nga kjo faturë mund ta ulësh me panele solare…

The post A ia vlen të instalosh panele solare për biznes në Kosovë? appeared first on TeraVolti.

]]>
Market ANIK-JUSRA pa panele solare

Nëse ke një market familjar dhe fatura e rrymës të vjen mbi 2.000 € në muaj, pyetja është e thjeshtë. Sa nga kjo faturë mund ta ulësh me panele solare në çati?

Dy markete mund të kenë faturë të njëjtë dhe të kursejnë shuma të ndryshme. Njëri përdor më shumë rrymë gjatë ditës, kur punojnë frigoriferët, klima dhe pajisjet e tjera. Tjetri mund të ketë një pjesë më të madhe të konsumit gjatë natës. Kjo ka rëndësi sepse panelet prodhojnë gjatë ditës, kur biznesi mund ta përdorë rrymën direkt.

Çka duhet me kontrollu para se të kërkosh ofertë?

Mblidhi faturat e 12 muajve. Krahaso konsumin në kWh dhe shumën në euro. Kështu shihet sa ndryshon konsumi nga vera në dimër dhe kur e ke faturën më të lartë.

Shiko kur e përdor rrymën. Nëse i ke të dhënat sipas orëve, përdori për të parë sa konsum ke gjatë ditës. Nëse ke vetëm faturat mujore, trego orarin e punës dhe cilat pajisje rrinë ndezur edhe pas mbylljes.

Kërko që oferta ta ndajë prodhimin nga kursimi. Sa kWh pritet të prodhojë sistemi? Sa prej tyre pritet t’i përdorësh në market? Çka ndodh me tepricën dhe si është llogaritur ajo në ofertë? Këto përgjigje tregojnë sa mund të ndikojë sistemi në faturën tënde.

TERAVOLTI / MJET INTERAKTIV

Sa mund të kursesh me energji solare?

Ndrysho vlerat sipas biznesit tënd dhe shiko një vlerësim të kursimit të mundshëm — menjëherë.

01

Parametrat e sistemit

Rregullo vlerat për simulim

7 kWp
7 kWp200 kWp
80%
40%100%
0,15 €/kWh
0.08 €/kWh0.30 €/kWh
Parametra të tjerë
kWh
€
02

Rezultati i vlerësuar

Simulim në kohë reale

Kursimi mesatar mujor
84€

Llogaritur nga kursimi vjetor ÷ 12

Kursimi vjetor1 008 €
Prodhimi vjetor8 400 kWh
Kosto e supozuar4 550 €
Kthim i thjeshtuar4,5 vite
Pjesa e prodhimit e përdorur direkt80%
6 720 kWh të shfrytëzuara/vit
VLERËSIM SEZONAL

Si shpërndahet kursimi gjatë vitit?

Grafik ilustrues, bazuar në një profil të supozuar të prodhimit solar.

Kursimi në €
Gjithsej në vit: 1 008 €

Shembull ilustrues, jo ofertë financiare. Prodhimi dhe kursimet reale varen nga vendndodhja, orientimi, hijëzimi, konsumi dhe tarifa. Llogaritja përfshin vetëm energjinë e përdorur direkt; nuk vlerëson eksportin e tepricës, tarifat fikse, mirëmbajtjen, TVSH-në apo ndryshimet e çmimeve. Kthimi është kosto e supozuar ÷ kursim vjetor.

A të duhet edhe bateri?

Varet çka dëshiron të arrish. Nëse dëshiron të përdorësh një pjesë të prodhimit solar në mbrëmje, krahaso kursimin shtesë me koston e baterisë. Nëse të duhet rrymë për frigoriferët gjatë ndërprerjeve, kërko një zgjidhje rezervë dhe pyet cilët frigoriferë mund t’i mbajë ndezur dhe për sa kohë.

Përdor simulatorin interaktiv më poshtë për të zbuluar se sa kWh bateri mund të të nevojiten, bazuar në konsumin dhe nevojat e biznesit tënd.

Rezultatet janë orientuese dhe nuk zëvendësojnë një analizë teknike profesionale.

TERAVOLTI / MJET INTERAKTIV

A të duhet bateri për biznesin tënd?

Zgjidh skenarin tënd dhe shiko nëse bateria ka kuptim më shumë për kursim në mbrëmje apo për rezervë gjatë ndërprerjeve.

10 kWh
2 kWh40 kWh
Shembull: nëse biznesit i duhen 10 kWh pas perëndimit të diellit, bateria duhet të ketë kapacitet më të madh se 10 kWh për shkak të humbjeve dhe kufirit të shkarkimit.

Kapacitet nominal i llogaritur i baterisë

12,4kWh

Shembull konfigurimi modular

15kWh(në hapa ilustrues prej 5 kWh)
Për të përdorur 10 kWh në mbrëmje.
Supozimet e llogaritjes90% energji e përdorshme · 90% efikasitet
i

Për mbrëmje: bateria ka kuptim nëse ke energji të tepërt solare gjatë ditës dhe konsum më vonë. Përfitimi financiar kërkon krahasim të kostos së baterisë me energjinë që do të zëvendësojë.

Shembull ilustrues — jo dimensionim teknik. Kapaciteti real varet nga specifikimet e baterisë, inverterit, temperaturës, moshës së baterisë dhe profilit të ngarkesës. Për backup duhen inverter me dalje rezervë/EPS dhe instalim i sigurt me ndarje nga rrjeti; duhen verifikuar edhe rrymat e nisjes së kompresorëve. Nuk është garanci e orëve të furnizimit.

Plotëso faqen Merr Ofertë: teravolti.com↗
Na thirr: 048 616 222
Na shkruaj në Viber:+38348 616 222

Ose, na shkruaniu ne rrjetet tona sociale :

https://www.facebook.com/TeraVolti

The post A ia vlen të instalosh panele solare për biznes në Kosovë? appeared first on TeraVolti.

]]>
Grant për panele solare në Kosovë deri në 100,000 euro https://teravolti.com/grant-panele-solare-kosove-gpek/ Wed, 04 Nov 2026 20:08:02 +0000 https://teravolti.com/?p=30305 Grant për panele solare në Kosovë deri në 100,000 euro Kalo te përmbajtja Kontrolloni projektin tuaj Ballina Grant për panele solare Grant për panele solare në Kosovë: 50,000 deri në…

The post Grant për panele solare në Kosovë deri në 100,000 euro appeared first on TeraVolti.

]]>
Grant për panele solare në Kosovë deri në 100,000 euro

Grant për panele solare në Kosovë: 50,000 deri në 100,000 euro për biznesin tuaj

Fondi i Zvicrës dhe Suedisë mbulon deri në 70% të kostos së projektit tuaj të gjelbër, përfshirë sistemet solare. Ky është garë, jo subvencion automatik.

Udhëzues nga TeraVolti. Fondin e menaxhon projekti GPEK.

Afati i fundit
31 janar 2027, ora 16:00
Mbulimi
Deri në 70%
Pjesa juaj
Së paku 30% në para

Sa grant mund të merrni?

Granti GPEK
100,000 €
Pjesa juaj
42,857 €

Kjo është vlera ku arrini grantin maksimal.

Nëse biznesi juaj planifikon investim në panele solare ose bateri, kjo thirrje mund të mbulojë deri në 70% të kostos. Fondi për Inovacion i projektit GPEK ofron grante prej 50,000 deri në 100,000 euro për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë.

Aplikimet vlerësohen me radhë që nga gushti 2026 dhe fituesit shpallen sapo përzgjidhen, prandaj aplikimi i hershëm ka rëndësi.

Fondi zgjedh projektet që sjellin diçka të re dhe që ndikojnë edhe te bizneset e tjera. Një sistem solar që vetëm ul faturën e një kompanie nuk ka përparësi.

Çfarë është fondi GPEK për bizneset në Kosovë

GPEK është shkurtesa e projektit Transformimi i Gjelbër i Ndërmarrjeve Private në Kosovë. Është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i bashkëfinancuar nga Suedia dhe i zbatuar nga Helvetas.

Gjatë pesë viteve të ardhshme fondi do të hapë disa thirrje me konkurrencë. Thirrja aktuale është e para, me numër CFP-2026-01.

Sa grant merrni për panele solare dhe sa paguani vetë

Granti mbulon 70% të vlerës së projektit, deri në 100,000 euro. Ju paguani pjesën tjetër, së paku 30%, në para të gatshme.

Shembuj të ndarjes së kostos
Vlera e projektitGranti GPEKPjesa juaj
71,429 €50,000 €21,429 €
100,000 €70,000 €30,000 €
142,857 €100,000 €42,857 €
150,000 €100,000 €50,000 €
  • 71,429 euro është vlera minimale e projektit për të arritur grantin minimal prej 50,000 euro. Shuma më të ulëta shqyrtohen vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe të arsyetuara mirë.
  • 142,857 euro është vlera ku arrini grantin maksimal. Çdo euro mbi këtë vlerë e paguani vetë.

Kush mund të aplikojë për grantin GPEK

Biznesi juaj duhet të plotësojë këto kushte:

  • Është i regjistruar dhe aktiv në Kosovë për së paku dy vjet.
  • Është ndërmarrje mikro, e vogël ose e mesme, me më pak se 250 të punësuar.
  • Ka pasqyra financiare të verifikueshme për dy vitet e fundit.
  • Ka llogari aktive bankare.
  • Mund ta sigurojë kontributin prej 30% në para të gatshme.

Nuk keni nevojë të jeni në sektorin e gjelbër. Një fabrikë, një përpunues ushqimi ose një kompani shërbimesh mund të aplikojë, nëse projekti sjell një risi të gjelbër. Startupet dhe organizatat joqeveritare nuk mund të aplikojnë në këtë thirrje.

Çfarë mbulon granti: panele solare, bateri dhe certifikime

Thirrja përfshin blerjen, instalimin dhe vënien në punë të sistemeve të energjisë së ripërtëritshme dhe të pajisjeve me efikasitet energjetik. Bateritë nuk përmenden me emër, prandaj duhet t’i paraqitni si pjesë të një projekti të energjisë, me funksion të qartë.

Granti mund të mbulojë edhe:

  • projektimin teknik, mbikëqyrjen dhe studimet e fizibilitetit
  • trajnimet e specializuara
  • certifikimet për herë të parë, si dhe ripërtëritjen e parë deri në 50%
  • pajisjet digjitale
  • ngjarjet demonstruese dhe materialet e komunikimit

Granti nuk mbulon paga, interesa, kthim kredish, gjoba ose shpenzime argëtimi. Shpenzimet e përgatitjes së aplikimit i bartni vetë.

Pse paneli solar i zakonshëm nuk mjafton për grant

GPEK e thotë qartë se nuk financon nisma që përmirësojnë vetëm një biznes. Përfitimi duhet të shkojë përtej kompanisë suaj. Fondi i ndan projektet në tre nivele:

  • Inovacion i ulët: përmirësime graduale, me ndikim të kufizuar në treg.
  • Inovacion i mesëm: teknologji, procese ose modele biznesi të reja për tregun e Kosovës, me ndikim të konsiderueshëm. Ka përparësi.
  • Inovacion i lartë: zgjidhje ndër të parat në Kosovë, që mund të përsëriten dhe të ndikojnë në treg. Ka përparësi.

Zgjidhja nuk duhet të jetë e re në botë. Mjafton të jetë e re ose e përmirësuar ndjeshëm për tregun e Kosovës.

Sipas vlerësimit tonë, një sistem i zakonshëm solar në çati ka gjasa të klasifikohet si inovacion i ulët. Një kombinim i ri teknologjish me përfitim më të gjerë ka shanse më të mira.

Shembuj projektesh me panele solare dhe bateri

Këto janë ide për ilustrim. Vlera e tyre varet nga të dhënat reale të biznesit tuaj.

  • Fabrikë me ngarkesë të lartë: panele, bateri për uljen e pikut të ngarkesës dhe monitorim digjital të energjisë. Rezultatet e matura ndahen me kompani të tjera përmes vizitave në objekt.
  • Përpunues ushqimi me ftohje: panele dhe bateri që mbajnë të qëndrueshme ftohjen. Projekti trajnon punëtorë dhe bëhet model për furnitorët dhe bizneset e tjera të sektorit.
  • Eksportues drejt BE-së: panele, matje energjie dhe certifikim ISO 50001 ose ISO 14001, sepse blerësit kërkojnë prova të performancës së gjelbër.
  • Grup biznesesh ose klaster: një kompani aplikon me partner dhe e teston zgjidhjen për t’ua ofruar më pas anëtarëve të tjerë. Të gjithë partnerët duhet të plotësojnë kushtet e thirrjes.

Si vlerësohet aplikimi për grant

Kriteret e vlerësimit të GPEK
KriteriPeshaÇfarë duhet të tregoni
Relevanca dhe ndikimi20%Si përputhet projekti me qëllimet e GPEK
Biznesi dhe financat20%Kosto reale, model i besueshëm, bashkëfinancim i siguruar
Zbatimi teknik20%Aktivitete, afate, faza dhe masa për rreziqet
Shkallëzimi dhe ndikimi sistemik20%Kush tjetër e përsërit dhe çfarë mbetet pas grantit
Kapaciteti dhe përvoja10%Ekipi, përvoja, menaxhimi financiar
Efektiviteti i kostos10%Sa rezultat merrni për çdo euro

Panelet dhe llogaritja e kursimit ju ndihmojnë kryesisht te kriteret teknike dhe financiare. Shkallëzimi dhe ndikimi sistemik kërkojnë arsyetim të veçantë.

Si të aplikoni për grantin GPEK, hap pas hapi

  1. Kontrolloni kushtet dhe llogaritni vlerën e projektit.
  2. Mblidhni të dhënat bazë: faturat e 12 muajve, konsumin, pikun e ngarkesës, të dhënat për çatinë ose tokën dhe lidhjen me rrjetin.
  3. Përgatitni Shprehjen e Interesit, me maksimum 5 faqe, në formularin zyrtar.
  4. Bashkëngjitni certifikatën e regjistrimit të biznesit, certifikatën fiskale, strukturën e pronësisë dhe të menaxhimit dhe CV-të e stafit kyç.
  5. Dërgojeni në gpekgrants@helvetas.org me lëndën: CfP#1 Application – Emri i aplikantit.
  6. Nëse kaloni në listën e ngushtë, dorëzoni Aplikimin e Plotë, me maksimum 15 faqe, buxhetin e detajuar dhe pasqyrat financiare të dy viteve të fundit.
  7. Kaloni kontrollin e kujdesit të duhur për financat, kapacitetin, teknikën, ndikimin mjedisor dhe nevojën reale për grant.
  8. Pas miratimit nënshkruani marrëveshjen. Pagesat lidhen me fazat e zbatimit dhe projekti zgjat deri në dy vjet.

Aplikantët në listën e ngushtë mund të marrin asistencë teknike nga ekspertët e fondit. Kjo nuk garanton financimin.

Gabimet që ju kushtojnë grantin

  • Shkruani vetëm për kursimin e faturës. Fondi kërkon edhe ndikim përtej kompanisë suaj.
  • Jepni shifra mjedisore pa bazë. Masni gjendjen aktuale me fatura dhe llogaritni prodhimin me simulim, si PVGIS ose PVsyst.
  • Llogaritni punën ose pajisjet tuaja si kontribut. Minimumi prej 30% duhet të jetë në para të gatshme.
  • Harroni likuiditetin. Granti ndahet sipas fazave, prandaj planifikoni si do t’i paguani kostot gjatë zbatimit.
  • Përfshini interesat e kredisë në buxhet. Pjesën tuaj mund ta merrni me kredi, por interesi nuk mbulohet.
  • Nisni blerjet pa e sqaruar me GPEK. Fondi kontrollon nëse granti ka ndikim real, prandaj një projekt që do të bëhej gjithsesi është më i dobët.
  • Prisni afatin e fundit. Vlerësimi bëhet me radhë dhe fondet janë të kufizuara.

Si ju ndihmon TeraVolti me aplikimin për grant

Aplikanti jeni ju. Biznesi juaj nënshkruan dokumentet dhe e dërgon aplikimin nga emaili i vet. TeraVolti ju ndihmon me pjesën ku kemi përvojë:

  • vlerësojmë nëse biznesi dhe projekti juaj i plotësojnë kushtet
  • analizojmë faturat dhe konsumin
  • projektojmë sistemin solar dhe baterinë
  • përgatitim llogaritjet e prodhimit, kursimit dhe uljes së CO₂
  • ju ndihmojmë me formularët dhe me arsyetimin teknik e financiar të investimit

Asnjë konsulent nuk mund t’ju garantojë grantin. Vendimin e merr komisioni i GPEK dhe miratimi përfundimtar i nënshtrohet të drejtës së vetos së donatorëve.

Pyetje të shpeshta për grantin e paneleve solare

Sa është granti për panele solare nga fondi GPEK?

Granti është 50,000 deri në 100,000 euro dhe mbulon deri në 70% të kostove të pranueshme. Shuma më të ulëta shqyrtohen vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe të arsyetuara mirë.

Kur është afati për të aplikuar?

Afati i fundit është 31 janar 2027, ora 16:00. Aplikimet vlerësohen me radhë, prandaj aplikimi i hershëm ka rëndësi.

A mbulohen bateritë nga granti?

Thirrja nuk i përmend bateritë me emër. Ajo mbulon sistemet e energjisë së ripërtëritshme dhe pajisjet me efikasitet energjetik, prandaj bateria duhet të paraqitet si pjesë e një projekti të energjisë, me funksion të qartë.

A mund ta marr pjesën time prej 30% me kredi?

Po, pjesën tuaj mund ta siguroni edhe me kredi, por interesi dhe kostot e tjera të huazimit nuk mbulohen nga granti.

A duhet që biznesi im të jetë në sektorin e gjelbër?

Jo. Biznese nga sektorë të tjerë mund të aplikojnë, nëse projekti sjell një risi të gjelbër dhe përputhet me objektivat e fondit.

A mund të aplikojë TeraVolti në emër të biznesit tim?

Aplikanti është biznesi juaj. Ju nënshkruani dokumentet dhe e dërgoni aplikimin nga emaili juaj. TeraVolti ju ndihmon me analizën, projektin dhe arsyetimin teknik e financiar.

Mësoni nëse projekti juaj ka bazë për aplikim

Dërgoni faturat e 12 muajve të fundit dhe një përshkrim të shkurtër të biznesit.

Kontaktoni TeraVoltin

The post Grant për panele solare në Kosovë deri në 100,000 euro appeared first on TeraVolti.

]]>
TeraVolti trajnon ekipin dhe të rinjtë për energjinë solare https://teravolti.com/teravolti-trajnimi-punonjesve/ Sat, 24 Oct 2026 23:32:53 +0000 https://teravolti.com/?p=29786 Një sistem solar është aq i mirë sa njerëzit që e projektojnë, e montojnë dhe e mirëmbajnë. Prandaj në TeraVolti trajnimi është pjesë e punës sonë të përditshme, për ekipin…

The post TeraVolti trajnon ekipin dhe të rinjtë për energjinë solare appeared first on TeraVolti.

]]>
Një sistem solar është aq i mirë sa njerëzit që e projektojnë, e montojnë dhe e mirëmbajnë. Prandaj në TeraVolti trajnimi është pjesë e punës sonë të përditshme, për ekipin tonë dhe për ata që duan të punojnë në energjinë e gjelbër në Kosovë.

Trajnim profesional për sistemet solare

Ofrojmë trajnim profesional për energjinë e ripërtëritshme, me fokus te sistemet solare fotovoltaike (PV). Trajnimi mbulon tre fusha:

  • projektimin e sistemit solar;
  • instalimin e paneleve, inverterëve dhe baterive;
  • mirëmbajtjen dhe kontrollin e sistemit pas instalimit.

Pjesë e trajnimit është edhe siguria: puna në kulm dhe në lartësi, si dhe puna e sigurt me rrymë DC dhe AC.

Lejet, dokumentet dhe raportet teknike

Një projekt solar nuk mbaron te montimi. Pa dokumentet e duhura, sistemi nuk mund të lidhet në rrjet.

Prandaj trajnojmë edhe për:

  • aplikimet te KEDS/KESCO për kyçje në rrjet;
  • aplikimet në komunë;
  • dokumentet për Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE);
  • vizatimin e skemave elektrike;
  • shkrimin e raporteve teknike dhe dokumentacionit të projektit.

Kë trajnojmë

Trajnimet tona janë për:

  • të rinjtë që duan të fillojnë punë në sektorin solar;
  • gratë që duan të hyjnë në një profesion teknik;
  • inxhinierët që duan të specializohen në sisteme PV;
  • instruktorët e shkollave profesionale, që këtë dije ta çojnë te nxënësit e tyre.

Qëllimi është i qartë: aftësi që të përgatisin për punë të vërtetë në sektorin e energjisë së gjelbër në Kosovë, i cili po rritet çdo vit.

Trajnim rifreskues për ekipin

Teknologjia ndryshon shpejt. Çdo vit dalin panele më të fuqishme, invertera të rinj dhe bateri me funksione të reja.

Prandaj ekipi ynë ndjek rregullisht trajnime rifreskuese. Kështu çdo punëtor i njeh pajisjet e reja para se t’i montojë te klienti.

Mësim në punë

Inxhinierët dhe teknikët e rinj nuk dalin vetëm në projektin e parë. Ata punojnë krah punëtorëve me përvojë dhe mësojnë hap pas hapi: nga matja e kulmit, te montimi, deri te lidhja dhe testimi i sistemit.

Kështu çdo projekt bëhet edhe mësim.

Njësia mobile e trajnimit

Trajnimin e çojmë aty ku janë njerëzit. Njësia jonë mobile e trajnimit është një kamion me sistem solar të montuar mbi të.

Me të vizitojmë universitete, shkolla profesionale dhe komuna në gjithë Kosovën. Pjesëmarrësit punojnë drejtpërdrejt me panele, invertera dhe bateri të vërteta, jo vetëm me teori në klasë.

Çfarë fiton klienti

Kur ekipi është i trajnuar, ju si klient fitoni:

  • montim të sigurt dhe të rregullt;
  • sistem që prodhon aq sa është projektuar;
  • dokumente të plota për lejet dhe kyçjen;
  • më pak probleme pas instalimit.

Mësimi vazhdon

Në TeraVolti besojmë se ekipi që mëson çdo ditë punon më mirë çdo ditë. Do të vazhdojmë të investojmë në dijen e punëtorëve tanë dhe të të rinjve që duan të punojnë në energjinë e gjelbër.

“Klientët na besojnë kulmin dhe shtëpinë e tyre. Ne ua kthejmë këtë besim me një ekip të përgatitur mirë.” Adnan Reka, CEO i TeraVolti

Për trajnime, bashkëpunim me shkolla ose komuna, na shkruani në info@teravolti.com. Për sistem solar në shtëpi ose biznes, plotësoni formën për ofertë ose na telefononi në +383 48 616 222.

The post TeraVolti trajnon ekipin dhe të rinjtë për energjinë solare appeared first on TeraVolti.

]]>
Panele solare, invertera dhe bateri nga brende ndërkombëtare https://teravolti.com/brendet-panele-solare-invertere-bateri-kosove/ Sat, 24 Oct 2026 22:41:19 +0000 https://teravolti.com/?p=29780 Një sistem me panele solare, invertera dhe bateri punon mirë kur pajisjet zgjidhen që të punojnë bashkë. Brendi ka rëndësi. Po aq rëndësi kanë projektimi dhe montimi. Në TeraVolti punojmë…

The post Panele solare, invertera dhe bateri nga brende ndërkombëtare appeared first on TeraVolti.

]]>
Një sistem me panele solare, invertera dhe bateri punon mirë kur pajisjet zgjidhen që të punojnë bashkë. Brendi ka rëndësi. Po aq rëndësi kanë projektimi dhe montimi.

Në TeraVolti punojmë me produkte nga brende ndërkombëtare për shtëpi dhe biznese në Kosovë. Pajisjet i zgjedhim sipas konsumit tuaj, hapësirës, buxhetit dhe nëse ju duhet bateri.

Cilat panele solare përdorim?

Punojmë me panele nga Trina Solar, LONGi, Canadian Solar, Luxor Solar, JA Solar, JinkoSolar, TW Solar, Jolywood dhe AIKO.

Për çdo projekt shikojmë fuqinë dhe madhësinë e panelit, efikasitetin dhe garancinë. Shikojmë edhe nga cila anë kthehet kulmi, ku bie hije dhe sa vend ka.

Paneli me fuqinë më të madhe nuk është gjithmonë zgjedhja më e mirë për kulmin tuaj. Qëllimi është prodhimi më i mirë për hapësirën që keni.

Invertera për sisteme on-grid, hibride dhe off-grid

Punojmë me invertera nga SolarEdge, Huawei, SMA, Sungrow, Solis, GoodWe, Growatt, Deye, KSTAR dhe MUST.

Inverterin e zgjedhim sipas:

  • rrymës njëfazore ose trefazore;
  • fuqisë së paneleve;
  • nëse sistemi ka bateri;
  • nëse ju duhet rrymë kur ndalet rrjeti;
  • monitorimit në telefon.

Jo çdo inverter ju jep rrymë kur ndalet rrjeti. Këtë e caktojmë që në fillim, gjatë projektimit.

Cilat bateri përdorim?

Për ruajtjen e energjisë punojmë me bateri nga Pylontech, Sunwoda Energy dhe me bateritë e prodhuesve të inverterëve. Lexoni më shumë për sistemet hibride dhe bateritë.

Bateria ruan rrymën e ditës për mbrëmje dhe mund të furnizojë pajisjet kryesore kur ndalet rryma.

Madhësinë e baterisë e caktojmë sipas konsumit tuaj, pajisjeve që duhet të punojnë dhe sa orë ju duhet rrymë rezervë. Kontrollojmë edhe që bateria të punojë me inverterin. Vetëm numri i kWh nuk mjafton për të zgjedhur baterinë e duhur.

Struktura e montimit: Schletter dhe K2 Systems

Struktura mban panelet në kulm për 25 vjet e më shumë, prandaj ka rëndësi. Punojmë me Schletter dhe K2 Systems.

Strukturën e zgjedhim sipas llojit të kulmit, mënyrës së fiksimit, erës, borës dhe udhëzimeve të prodhuesit.

Si e zgjedhim sistemin për ju

  1. Shikojmë faturat e rrymës dhe kur e harxhoni rrymën.
  2. Vlerësojmë kulmin ose hapësirën.
  3. Ju dërgojmë ofertën me pajisjet,

The post Panele solare, invertera dhe bateri nga brende ndërkombëtare appeared first on TeraVolti.

]]>
Sa kushton një sistem solar për shtëpi në Kosovë? https://teravolti.com/sa-kushton-sistemi-solar-per-shtepi-kosove/ Fri, 23 Oct 2026 11:53:32 +0000 https://teravolti.com/?p=29737 Nëse po mendon me vu panele solare në shtëpi, pyetja e parë është gjithmonë: sa para duhen? Këtu i ke çmimet, sa zgjat puna dhe sa kursen në vit. Shkurt…

The post Sa kushton një sistem solar për shtëpi në Kosovë? appeared first on TeraVolti.

]]>
Nëse po mendon me vu panele solare në shtëpi, pyetja e parë është gjithmonë: sa para duhen?

Këtu i ke çmimet, sa zgjat puna dhe sa kursen në vit. Shkurt e qartë.

Sa kushtojnë panelet solare në Kosovë?

Për një shtëpi mesatare, sistemi më i zakonshëm është 7 kWp. Një sistem on-grid 7 kWp kushton prej 4,600 deri 5,000 €.

Në çmim hyjnë panelet, inverteri, montimi në kulm, shtrirja e kabllove dhe shinave, lidhjet elektrike dhe ormani me siguresa.

Çmimi ndryshon sipas llojit të kulmit, largësisë prej kulmit deri te ormani dhe sa rrymë harxhon shtëpia jote.

Si punon sistemi on-grid?

Sistemi on-grid lidhet me rrjetin e KEDS. Ditën panelet prodhojnë rrymë dhe ti e harxhon në shtëpi. Rryma që të tepron shkon në rrjet. Natën ose kur s’ka diell, merr rrymë prej rrjetit si zakonisht.

Sa kursen në vit me panele solare?

Një shtëpi me sistem 7 kWp kursen rreth 800 € në vit në faturën e rrymës. Me këtë kursim, paratë i kthen për rreth 6 vjet. Panelet prodhojnë rrymë 30 vjet, kështu që për shumicën e viteve rryma të del pothuajse pa pagesë.

Sa zgjat instalimi?

Montimi dhe lidhja për vetëkonsum zgjasin 2 ditë. Pjesa më e gjatë janë lejet te KEDS/KESCO, komuna dhe ZRRE. Gjithë procesi zgjat 60–120 ditë.

Çfarë garancie ka sistemi solar?

Panelet kanë garanci nga prodhuesi se prodhojnë rrymë 30 vjet. Inverteri ka 5–7 vjet garanci nga prodhuesi, me mundësi zgjatjeje deri në 10 ose 25 vjet sipas modelit. TeraVolti jep 1 vit garanci për montimin.

Sa kushton sistemi solar me bateri?

Nëse do rrymë edhe kur të ndalet rryma, sistemi hibrid me bateri e ruan energjinë për më vonë. Kushton më shumë se sistemi on-grid, dhe çmimi varet nga madhësia e baterisë. Na pyet dhe të japim ofertë sipas shtëpisë tënde.

Pyetje të shpeshta

Sa kushton një sistem solar për një shtëpi?
Një sistem 7 kWp kushton 4,600 deri 5,000 €, me montim.

Sa para duhet me kushtu sistemi solar?
Varet sa rrymë harxhon. Për shumicën e shtëpive në Kosovë, 7 kWp mjafton, dhe kushton 4,600 deri 5,000 €.

Sa është çmimi për panele solare për 1 kWp?
Për një sistem 7 kWp, del rreth 660 deri 715 € për kWp.

A ia vlen sistemi solar në Kosovë?
Me 800 € kursim në vit, paratë kthehen për rreth 6 vjet, ndërsa panelet punojnë 30 vjet.

Merr ofertë falas

Plotëso faqen Merr Ofertë: teravolti.com↗
Na thirr: 048 616 222
Na shkruaj në Viber:+38348 616 222

Ose, na shkruaniu ne rrjetet tona sociale :

https://www.facebook.com/TeraVolti/

The post Sa kushton një sistem solar për shtëpi në Kosovë? appeared first on TeraVolti.

]]>
Energjia prodhohet në kulm dhe përdoret aty ku nevojitet – sistemi solar inteligjent për biznesin tuaj https://teravolti.com/energjia-prodhohet-ne-kulm-dhe-perdoret-aty-ku-nevojitet-sistemi-solar-inteligjent-per-biznesin-tuaj/ Wed, 30 Sep 2026 11:11:09 +0000 https://teravolti.com/?p=29726 Energjia solare për një biznes nuk është më vetëm vendosja e paneleve në kulm. Sot, një sistem modern mund të lidhë prodhimin solar, konsumin e ndërtesës, baterinë, pajisjet elektrike dhe…

The post Energjia prodhohet në kulm dhe përdoret aty ku nevojitet – sistemi solar inteligjent për biznesin tuaj appeared first on TeraVolti.

]]>
Energjia solare për një biznes nuk është më vetëm vendosja e paneleve në kulm. Sot, një sistem modern mund të lidhë prodhimin solar, konsumin e ndërtesës, baterinë, pajisjet elektrike dhe karikimin e veturave elektrike në një sistem të vetëm.

Qëllimi është i thjeshtë: energjia prodhohet në kulm dhe shpërndahet aty ku nevojitet, duke i dhënë biznesit më shumë kontroll mbi mënyrën se si prodhon, përdor dhe menaxhon energjinë.

Në TeraVolti, sistemet solare projektohen sipas konsumit dhe nevojave reale të secilit biznes.

Nga kulmi direkt te konsumi i biznesit

Panelet fotovoltaike e shndërrojnë energjinë e diellit në energji elektrike. Përmes inverterit, kjo energji përshtatet për përdorim në objekt dhe mund të furnizojë pajisjet që janë aktive gjatë ditës.

Energjia solare mund të përdoret për:

  • ndriçimin e objektit;
  • makineritë dhe pajisjet e prodhimit;
  • sistemet e ngrohjes dhe klimatizimit;
  • pajisjet elektronike dhe sistemet IT;
  • pompat dhe pajisjet ndihmëse;
  • karikimin e veturave elektrike;
  • sisteme të tjera elektrike të ndërtesës.

Në vend që energjia e prodhuar në kulm të shihet si një sistem i veçantë, ajo bëhet pjesë e infrastrukturës energjetike të biznesit.

Sa duhet të jetë kapaciteti i sistemit solar?

Nuk ekziston një kapacitet standard që funksionon njësoj për çdo biznes.

Një objekt mund të ketë nevojë për një sistem prej 30 kWp, një tjetër për 100 kWp, 300 kWp, 500 kWp apo edhe kapacitete më të mëdha.

Për këtë arsye, para projektimit analizohen faktorë si konsumi vjetor dhe mujor i energjisë, profili i konsumit gjatë ditës, hapësira e disponueshme në kulm ose tokë, orientimi i objektit, fuqia e kyçjes elektrike dhe mundësia për integrimin e baterive.

Në bazë të këtyre të dhënave përcaktohet kapaciteti i përshtatshëm dhe konfigurimi teknik i sistemit.

Sistemi i mirë nuk është domosdoshmërisht sistemi më i madh – është sistemi që është dimensionuar sipas konsumit real.

Panelet solare me efikasitet të lartë

Për projektet komerciale dhe industriale mund të përdoren panele fotovoltaike moderne me fuqi të lartë, varësisht nga projekti dhe hapësira në dispozicion.

Panelet e gjeneratës së re mund të arrijnë fuqi rreth 600–700 W për panel, duke mundësuar instalimin e kapaciteteve të konsiderueshme edhe kur hapësira në kulm është e kufizuar.

Përzgjedhja e panelit nuk bëhet vetëm sipas fuqisë nominale. Rëndësi kanë gjithashtu efikasiteti, teknologjia e qelizave, performanca afatgjatë, garancia e produktit dhe përshtatshmëria me inverterët dhe pjesën tjetër të sistemit.

Çfarë ndodh me energjinë që nuk konsumohet menjëherë?

Këtu mund të hyjë në funksion sistemi i ruajtjes së energjisë me bateri – BESS.

Nëse sistemi solar prodhon më shumë energji sesa objekti konsumon në një moment të caktuar, një pjesë e energjisë mund të ruhet në bateri dhe të përdoret më vonë, varësisht nga konfigurimi dhe mënyra e operimit të sistemit.

Për shembull, një biznes mund të kombinojë një sistem solar prej 100 kWp, 300 kWp apo 500 kWp me bateri prej 100 kWh, 200 kWh, 500 kWh ose më shumë.

Kapaciteti i baterisë përcaktohet sipas profilit të konsumit dhe objektivave të biznesit, jo vetëm sipas madhësisë së sistemit solar.

Në varësi të projektit, bateria mund të përdoret për ruajtjen e energjisë solare, menaxhimin e konsumit në periudha të caktuara dhe, kur sistemi është projektuar për këtë funksion, furnizimin rezervë të ngarkesave të caktuara.

Solar + bateri + EV Charger + menaxhim i energjisë

Një prej avantazheve kryesore të sistemeve moderne është mundësia e integrimit të disa teknologjive në një infrastrukturë të vetme.

Imagjinoni një objekt biznesi ku panelet në kulm prodhojnë energji gjatë ditës. Një pjesë përdoret direkt nga ndërtesa, një pjesë mund të ruhet në bateri, ndërsa energjia në dispozicion mund të përdoret edhe për karikimin e veturave elektrike.

Përmes një sistemi EMS – Energy Management System, prodhimi, konsumi, bateria dhe pajisjet e tjera mund të monitorohen dhe menaxhohen në mënyrë më inteligjente.

Rezultati është një sistem ku komponentët nuk funksionojnë të izoluar, por bashkëpunojnë mes vete.

Më shumë kontroll mbi energjinë e biznesit

Investimi në një sistem të integruar solar mund t’i sjellë biznesit disa përfitime të rëndësishme:

  • prodhim të energjisë direkt në objekt;
  • shfrytëzim më të mirë të sipërfaqes së kulmit;
  • reduktim të varësisë nga energjia e marrë nga rrjeti;
  • mundësi për ruajtjen e energjisë me bateri;
  • monitorim të prodhimit dhe konsumit;
  • integrim me EV Charger;
  • menaxhim më të avancuar përmes EMS;
  • planifikim më të mirë të konsumit afatgjatë.

Për bizneset me konsum të lartë të energjisë, sistemi solar nuk duhet parë vetëm si instalim elektrik. Ai mund të bëhet pjesë e strategjisë së kompanisë për menaxhimin e kostove dhe energjisë.

Energjia prodhohet në kulm dhe përdoret aty ku nevojitet – sistemi solar inteligjent për biznesin tuaj

Çdo projekt fillon me analizën e konsumit

Para se të vendosen panelet, duhet të kuptohet se ku, kur dhe sa energji konsumon biznesi.

TeraVolti analizon konsumin, objektin dhe kërkesat teknike për të propozuar një sistem të dimensionuar sipas nevojave konkrete.

Nga sistemi fotovoltaik dhe inverterët, deri te bateria, EV Charger dhe menaxhimi inteligjent i energjisë, qëllimi është që të gjitha pjesët të funksionojnë si një sistem i vetëm.

Po mendoni të instaloni sistem solar për biznesin tuaj?

Na dërgoni faturat ose të dhënat e konsumit të energjisë dhe ekipi i TeraVolti mund të analizojë nevojat e objektit dhe të përcaktojë kapacitetin e përshtatshëm për sistemin solar.

TeraVolti – energji që funksionon si një sistem i vetëm.

The post Energjia prodhohet në kulm dhe përdoret aty ku nevojitet – sistemi solar inteligjent për biznesin tuaj appeared first on TeraVolti.

]]>
Nga analiza e çatisë te oferta finale: Si projektohet një sistem solar profesional për biznesin tuaj https://teravolti.com/nga-analiza-e-catise-te-oferta-finale-si-projektohet-nje-sistem-solar-profesional-per-biznesin-tuaj/ Fri, 25 Sep 2026 13:55:27 +0000 https://teravolti.com/?p=29723 Investimi në energji solare nuk duhet të fillojë me hamendësime. Për një biznes, një sistem fotovoltaik duhet të projektohet mbi bazën e konsumit real të energjisë, hapësirës së disponueshme, karakteristikave…

The post Nga analiza e çatisë te oferta finale: Si projektohet një sistem solar profesional për biznesin tuaj appeared first on TeraVolti.

]]>
Investimi në energji solare nuk duhet të fillojë me hamendësime. Për një biznes, një sistem fotovoltaik duhet të projektohet mbi bazën e konsumit real të energjisë, hapësirës së disponueshme, karakteristikave të objektit dhe objektivave që kompania dëshiron të arrijë.

Pikërisht për këtë arsye, në TeraVolti procesin e përgatitjes së një sistemi solar e trajtojmë në mënyrë të strukturuar: nga analiza fillestare e çatisë dhe dimensionimi i kapacitetit, deri te simulimi i prodhimit dhe përgatitja e ofertës finale.

Rezultati është një proces më i shpejtë, më i saktë dhe më profesional për çdo klient.

Hapi i parë: Analiza e objektit dhe e konsumit të energjisë

Çdo biznes është ndryshe.

Një fabrikë me konsum të lartë gjatë ditës ka nevoja të tjera nga një market, hotel, depo apo objekt administrativ. Prandaj, sistemi solar nuk duhet të dimensionohet vetëm sipas madhësisë së çatisë.

Analiza fillestare mund të përfshijë:

  • faturat dhe konsumin historik të energjisë;
  • profilin e konsumit gjatë ditës dhe muajve të vitit;
  • sipërfaqen e disponueshme të çatisë ose tokës;
  • orientimin dhe pjerrësinë e çatisë;
  • hijëzimet nga ndërtesat, pemët apo objektet tjera;
  • fuqinë ekzistuese të kyçjes elektrike;
  • mundësinë për vetëkonsum dhe eksport të energjisë;
  • nevojën eventuale për bateri dhe energji rezervë.

Ky informacion ndihmon që kapaciteti i propozuar të jetë sa më afër nevojës reale të biznesit.

Sa kapacitet solar i nevojitet një biznesi?

Kapaciteti i sistemit solar shprehet zakonisht në kWp dhe përcaktohet individualisht për secilin objekt.

Një biznes më i vogël mund të ketë nevojë për një sistem prej, për shembull, 30–50 kWp, ndërsa një objekt industrial mund të kërkojë 100 kWp, 300 kWp, 500 kWp ose edhe disa MWp.

Por një sistem më i madh nuk do të thotë automatikisht një investim më i mirë.

Qëllimi është që sistemi të përshtatet me konsumin e biznesit dhe të përdorë në mënyrë sa më efikase energjinë që prodhohet gjatë ditës.

Përmes analizës dhe simulimit mund të vlerësohen:

  • prodhimi i pritshëm vjetor në kWh;
  • përqindja e energjisë që konsumohet direkt në objekt;
  • energjia potenciale që mund të dërgohet në rrjet;
  • kursimi i pritshëm në faturën e energjisë;
  • periudha e përafërt e kthimit të investimit.

Projektimi dhe vendosja e paneleve solare

Pas analizës fillestare, përcaktohet mënyra më e përshtatshme e vendosjes së moduleve fotovoltaike.

Në projektet për biznese mund të përdoren module moderne me fuqi të lartë, për shembull rreth 550 Wp deri mbi 700 Wp për panel, varësisht nga projekti, teknologjia dhe hapësira e disponueshme.

Gjatë projektimit merret parasysh jo vetëm numri maksimal i paneleve që mund të vendosen, por edhe:

  • distanca ndërmjet moduleve;
  • orientimi;
  • korridoret e nevojshme për mirëmbajtje;
  • pengesat në çati;
  • hijëzimet;
  • struktura mbajtëse;
  • siguria elektrike dhe mekanike;
  • konfigurimi i stringjeve dhe inverterëve.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme për objektet industriale, ku një projekt i mirë duhet të balancojë kapacitetin e lartë me funksionimin e sigurt dhe mirëmbajtjen afatgjatë.

On-Grid, Hybrid apo sistem me bateri?

Jo çdo biznes ka të njëjtin objektiv.

Sistem On-Grid

Për bizneset që kanë konsum të lartë gjatë ditës, një sistem On-Grid mund të jetë një zgjidhje shumë praktike.

Energjia e prodhuar nga panelet përdoret direkt nga objekti, duke reduktuar sasinë e energjisë që merret nga rrjeti.

Sistem Hybrid

Një sistem Hybrid kombinon prodhimin solar me mundësinë e ruajtjes së energjisë në bateri.

Ky konfigurim mund të jetë i përshtatshëm për biznese që kërkojnë:

  • rritje të vetëkonsumit;
  • përdorim të energjisë solare edhe pas përfundimit të prodhimit gjatë ditës;
  • menaxhim më fleksibil të energjisë;
  • energji rezervë për ngarkesa të caktuara.

BESS – Battery Energy Storage System

Për objektet më të mëdha industriale mund të përdoren sisteme profesionale të ruajtjes së energjisë BESS.

Kapaciteti i baterisë mund të jetë, për shembull, 100 kWh, 200 kWh, 500 kWh, 1 MWh ose më shumë, varësisht nga profili i konsumit dhe qëllimi i sistemit.

Bateria nuk duhet të zgjidhet vetëm sipas madhësisë së sistemit solar. Dimensionimi bëhet duke analizuar sa energji duhet të ruhet, kur duhet të përdoret dhe sa fuqi duhet të japë sistemi në një moment të caktuar.

Simulimi i prodhimit para ofertës finale

Një ofertë profesionale nuk duhet të tregojë vetëm numrin e paneleve dhe çmimin.

Ajo duhet t’i japë klientit një pamje të qartë të projektit.

Në bazë të të dhënave të objektit mund të përgatiten parashikime për:

  • kapacitetin total të sistemit në kWp;
  • numrin dhe fuqinë e moduleve;
  • inverterët e propozuar;
  • prodhimin e pritshëm mujor dhe vjetor;
  • nivelin e vetëkonsumit;
  • kursimin potencial;
  • baterinë, kur është pjesë e projektit;
  • konfigurimin teknik të sistemit.

Në këtë mënyrë, biznesi mund ta kuptojë investimin para se të marrë vendimin final.

Pse është i rëndësishëm një proces i standardizuar?

Kur procesi është i qartë, edhe rezultati bëhet më profesional.

Një mënyrë e standardizuar e analizës dhe përgatitjes së ofertave ndihmon që çdo klient të marrë informacionin kryesor në të njëjtën mënyrë dhe që dimensionimi të bazohet në të dhëna, jo vetëm në përafërsi.

Për biznesin kjo do të thotë:

  • më shumë saktësi në dimensionimin e sistemit;
  • më pak kohë nga analiza deri te oferta;
  • informacion më të qartë për investimin;
  • krahasim më të lehtë ndërmjet opsioneve;
  • planifikim më të mirë të investimit afatgjatë;
  • zgjidhje të përshtatur sipas konsumit real.

Nga çatia deri te sistemi final

Një projekt solar profesional është më shumë se instalimi i paneleve.

Ai fillon me analizën, vazhdon me projektimin dhe dimensionimin teknik, përzgjedhjen e pajisjeve, simulimin e prodhimit dhe përfundon me instalimin, testimin dhe funksionimin e sistemit.

Në TeraVolti, synimi është që klienti ta ketë të qartë që në fazën e ofertës se çfarë sistemi po propozohet, sa është kapaciteti, çfarë mund të prodhojë dhe si mund të ndikojë në konsumin e energjisë së biznesit.

Po mendoni për energji solare për biznesin tuaj?

Nëse dëshironi të kuptoni se çfarë kapaciteti solar mund t’i përshtatet objektit tuaj, na dërgoni faturën e energjisë dhe të dhënat bazë të objektit.

TeraVolti mund të analizojë potencialin e çatisë, konsumin e energjisë dhe konfigurimin e mundshëm të sistemit për të përgatitur një zgjidhje të përshtatur për biznesin tuaj.

Më pak hamendësim. Më shumë të dhëna. Një sistem solar i projektuar për nevojat reale të biznesit tuaj.

The post Nga analiza e çatisë te oferta finale: Si projektohet një sistem solar profesional për biznesin tuaj appeared first on TeraVolti.

]]>