Kalo te përmbajtja Kalo te fundi

Merr ofertë falas për panele solare në 5 hapa

Shkruani konsumin, shënoni objektin në hartë dhe zgjidhni kulmin. Vizita, konsulta dhe oferta janë falas, pa asnjë kosto shtesë. Ju kthejmë ofertën. Dokumentet për komunën, KEDS dhe ZRRE i përgatisim ne dhe përfshihen në çmim.

Preferoni të flisni me ne? Na telefononi ose na shkruani në WhatsApp në +383 48 616 222, ose në info@teravolti.com.

Konsumi mesatar mujor

Përvoja jonë me sistemet solare nis në vitin 2018, ndërsa nga viti 2023 punojmë si TeraVolti. Kemi 25 punonjës. Deri më sot kemi përgatitur mbi 4.800 oferta të personalizuara dhe kemi instaluar 13,2 MWp në mbi 425 sisteme, prej të cilave mbi 380 në shtëpi dhe biznese. Këto sisteme prodhojnë rreth 17 GWh energji në vit dhe shmangin rreth 17.000 tonë CO₂ në vit.

Certifikata dhe garancitë

Produktet që montojmë janë nga prodhues të certifikuar, me certifikata CE, TÜV dhe ISO. Panelet kanë nga prodhuesi 15 vjet garanci për defekte të materialit dhe 30 vjet garanci performance. Inverteri ka 5–7 vjet garanci, të cilën sipas modelit mund ta zgjatni deri në 10 ose 25 vjet. Struktura e montimit dhe bateritë kanë nga 10 vjet garanci, ndërsa puna e montimit ka 1 vit garanci. Pas instalimit ofrojmë pastrim, mirëmbajtje dhe servis.

Shërbime, zona dhe financim

Shihni shërbimet dhe zonat ku shërbejmë, faqet për Prishtinë, Ferizaj dhe Gjilan, projektet, financimin dhe karikuesit EV. Na shkruani te kontakti.

Pyetje të shpeshta

A përfshihen lejet në çmim?

Po. TeraVolti i përgatit dhe i dorëzon pëlqimin e komunës, pëlqimin e KEDS-it dhe licencimin si prosumer te ZRRE.

Sa zgjat deri te sistemi në punë?

Në rrethana normale, 60–120 ditë nga fillimi deri te sistemi në funksion, përfshirë lejet dhe lidhjen në rrjet. Montimi, instalimi dhe lëshimi i sistemit solar në punë zgjat 2 ditë.

A paguhet vizita ose oferta?

Jo. Vizita, konsulta dhe oferta janë gjithmonë falas.