Skip to content Skip to footer

TeraVolti trajnon ekipin dhe të rinjtë për energjinë solare

Një sistem solar është aq i mirë sa njerëzit që e projektojnë, e montojnë dhe e mirëmbajnë. Prandaj në TeraVolti trajnimi është pjesë e punës sonë të përditshme, për ekipin tonë dhe për ata që duan të punojnë në energjinë e gjelbër në Kosovë.

Trajnim profesional për sistemet solare

Ofrojmë trajnim profesional për energjinë e ripërtëritshme, me fokus te sistemet solare fotovoltaike (PV). Trajnimi mbulon tre fusha:

  • projektimin e sistemit solar;
  • instalimin e paneleve, inverterëve dhe baterive;
  • mirëmbajtjen dhe kontrollin e sistemit pas instalimit.

Pjesë e trajnimit është edhe siguria: puna në kulm dhe në lartësi, si dhe puna e sigurt me rrymë DC dhe AC.

Lejet, dokumentet dhe raportet teknike

Një projekt solar nuk mbaron te montimi. Pa dokumentet e duhura, sistemi nuk mund të lidhet në rrjet.

Prandaj trajnojmë edhe për:

  • aplikimet te KEDS/KESCO për kyçje në rrjet;
  • aplikimet në komunë;
  • dokumentet për Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE);
  • vizatimin e skemave elektrike;
  • shkrimin e raporteve teknike dhe dokumentacionit të projektit.

Kë trajnojmë

Trajnimet tona janë për:

  • të rinjtë që duan të fillojnë punë në sektorin solar;
  • gratë që duan të hyjnë në një profesion teknik;
  • inxhinierët që duan të specializohen në sisteme PV;
  • instruktorët e shkollave profesionale, që këtë dije ta çojnë te nxënësit e tyre.

Qëllimi është i qartë: aftësi që të përgatisin për punë të vërtetë në sektorin e energjisë së gjelbër në Kosovë, i cili po rritet çdo vit.

Trajnim rifreskues për ekipin

Teknologjia ndryshon shpejt. Çdo vit dalin panele më të fuqishme, invertera të rinj dhe bateri me funksione të reja.

Prandaj ekipi ynë ndjek rregullisht trajnime rifreskuese. Kështu çdo punëtor i njeh pajisjet e reja para se t’i montojë te klienti.

Mësim në punë

Inxhinierët dhe teknikët e rinj nuk dalin vetëm në projektin e parë. Ata punojnë krah punëtorëve me përvojë dhe mësojnë hap pas hapi: nga matja e kulmit, te montimi, deri te lidhja dhe testimi i sistemit.

Kështu çdo projekt bëhet edhe mësim.

Njësia mobile e trajnimit

Trajnimin e çojmë aty ku janë njerëzit. Njësia jonë mobile e trajnimit është një kamion me sistem solar të montuar mbi të.

Me të vizitojmë universitete, shkolla profesionale dhe komuna në gjithë Kosovën. Pjesëmarrësit punojnë drejtpërdrejt me panele, invertera dhe bateri të vërteta, jo vetëm me teori në klasë.

Çfarë fiton klienti

Kur ekipi është i trajnuar, ju si klient fitoni:

  • montim të sigurt dhe të rregullt;
  • sistem që prodhon aq sa është projektuar;
  • dokumente të plota për lejet dhe kyçjen;
  • më pak probleme pas instalimit.

Mësimi vazhdon

Në TeraVolti besojmë se ekipi që mëson çdo ditë punon më mirë çdo ditë. Do të vazhdojmë të investojmë në dijen e punëtorëve tanë dhe të të rinjve që duan të punojnë në energjinë e gjelbër.

“Klientët na besojnë kulmin dhe shtëpinë e tyre. Ne ua kthejmë këtë besim me një ekip të përgatitur mirë.” Adnan Reka, CEO i TeraVolti

Për trajnime, bashkëpunim me shkolla ose komuna, na shkruani në info@teravolti.com. Për sistem solar në shtëpi ose biznes, plotësoni formën për ofertë ose na telefononi në +383 48 616 222.

Leave a comment