Panele solare për biznese dhe industri në Kosovë
Bizneset harxhojnë më së shumti rrymë gjatë ditës, kur panelet prodhojnë më së shumti. Prandaj sistemi solar në kulmin e objektit e ul drejtpërdrejt faturën e rrymës. TeraVolti projekton dhe instalon sisteme për dyqane, zyra, depo dhe fabrika.
Sa kWp i duhen biznesit tuaj?
Nuk ka madhësi standarde. Një objekt ka nevojë për 30 kWp, një tjetër për 100, 300 ose 500 kWp. Para projektimit analizojmë:
- konsumin mujor dhe vjetor të rrymës;
- profilin e konsumit gjatë ditës;
- hapësirën në kulm ose në tokë dhe orientimin e objektit;
- fuqinë e kyçjes elektrike;
- mundësinë për bateri.
Në Kosovë, 1 kWp prodhon rreth 1,250 kWh në vit. Një sistem 200 kWp prodhon rreth 250,000 kWh në vit. Kursimin e llogarisim në ofertë sipas tarifës dhe konsumit të biznesit tuaj.
Cilat panele përdorim për biznese?
Për projektet komerciale përdorim panele 600 deri 700 W. Me to vendosni më shumë kapacitet në të njëjtin kulm. Panelin e zgjedhim edhe sipas efikasitetit, garancisë së prodhuesit dhe përputhjes me inverterin. Produktet janë të certifikuara CE, TÜV dhe ISO, me garanci nga prodhuesi.
Bateri, karikues për vetura elektrike dhe menaxhim i energjisë (EMS)
Sistemin solar mund ta lidhni me:
- bateri (BESS) prej 100, 200, 500 kWh ose më shumë, për rrymën që nuk e harxhoni menjëherë;
- karikues për vetura elektrike;
- sistem për menaxhimin e energjisë (EMS), që ndjek prodhimin, konsumin dhe baterinë.
Lexoni më shumë te bateritë industriale (BESS).
Projekte për biznese
- Z. Haxhimusa, Ferizaj: 256 kWp on-grid
- Eurometal, Ferizaj: 200 kWp on-grid
- Be Commerce, Vushtrri: 180 kWp on-grid
- FVF Projekting, Ferizaj: 110 kWp on-grid
- Parku i arinjve, Prishtinë: 30 kWp on-grid
- IN Market, Ferizaj: 10 kWp on-grid
Si fillon një projekt solar për biznes?
- Na dërgoni faturat e rrymës ose konsumin mujor përmes formës Merr ofertë.
- Vizitojmë objektin dhe matim kulmin.
- Ju dërgojmë ofertën me kapacitetin, prodhimin vjetor dhe kohën e kthimit të investimit.
- Përgatisim dokumentet për Komunën, KEDS dhe ZRRE; ky shërbim përfshihet në çmim.
- Instalojmë, lidhim sistemin dhe ju japim qasje në monitorim.
Në rrethana normale, i gjithë procesi zgjat 60–120 ditë, ndërsa montimi dhe lëshimi në punë zgjasin rreth 2 ditë. Për financim me banka, shihni mundësitë e financimit.
Merrni ofertë për biznesin tuaj
Vizita në terren, konsulta dhe oferta janë falas.





Shihni edhe të gjitha shërbimet: sisteme për shtëpi, mirëmbajtje dhe licencimi i paneleve solare. Sipas qytetit: Ferizaj, Prishtinë dhe Gjilan. Për karikim në objekt: karikues për vetura elektrike.

