Kalo te përmbajtja Kalo te fundi

Sa kushton një sistem solar për shtëpi në Kosovë?

Nëse po mendon me vu panele solare në shtëpi, pyetja e parë është gjithmonë: sa para duhen?

Këtu i ke çmimet, sa zgjat puna dhe sa kursen në vit. Shkurt e qartë.

Sa kushtojnë panelet solare në Kosovë?

Për një shtëpi mesatare, sistemi më i zakonshëm është 7 kWp. Një sistem on-grid 7 kWp kushton prej 4,600 deri 5,000 €.

Në çmim hyjnë panelet, inverteri, montimi në kulm, shtrirja e kabllove dhe shinave, lidhjet elektrike dhe ormani me siguresa.

Çmimi ndryshon sipas llojit të kulmit, largësisë prej kulmit deri te ormani dhe sa rrymë harxhon shtëpia jote.

Si punon sistemi on-grid?

Sistemi on-grid lidhet me rrjetin e KEDS. Ditën panelet prodhojnë rrymë dhe ti e harxhon në shtëpi. Rryma që të tepron shkon në rrjet. Natën ose kur s’ka diell, merr rrymë prej rrjetit si zakonisht.

Sa kursen në vit me panele solare?

Një shtëpi me sistem 7 kWp kursen rreth 800 € në vit në faturën e rrymës. Me këtë kursim, paratë i kthen për rreth 6 vjet. Panelet prodhojnë rrymë 30 vjet, kështu që për shumicën e viteve rryma të del pothuajse pa pagesë.

Sa zgjat instalimi?

Montimi dhe lidhja për vetëkonsum zgjasin 2 ditë. Pjesa më e gjatë janë lejet te KEDS/KESCO, komuna dhe ZRRE. Gjithë procesi zgjat 60–120 ditë.

Çfarë garancie ka sistemi solar?

Panelet kanë garanci nga prodhuesi se prodhojnë rrymë 30 vjet. Inverteri ka 5–7 vjet garanci nga prodhuesi, me mundësi zgjatjeje deri në 10 ose 25 vjet sipas modelit. TeraVolti jep 1 vit garanci për montimin.

Sa kushton sistemi solar me bateri?

Nëse do rrymë edhe kur të ndalet rryma, sistemi hibrid me bateri e ruan energjinë për më vonë. Kushton më shumë se sistemi on-grid, dhe çmimi varet nga madhësia e baterisë. Na pyet dhe të japim ofertë sipas shtëpisë tënde.

Pyetje të shpeshta

Sa kushton një sistem solar për një shtëpi?
Një sistem 7 kWp kushton 4,600 deri 5,000 €, me montim.

Sa para duhet me kushtu sistemi solar?
Varet sa rrymë harxhon. Për shumicën e shtëpive në Kosovë, 7 kWp mjafton, dhe kushton 4,600 deri 5,000 €.

Sa është çmimi për panele solare për 1 kWp?
Për një sistem 7 kWp, del rreth 660 deri 715 € për kWp.

A ia vlen sistemi solar në Kosovë?
Me 800 € kursim në vit, paratë kthehen për rreth 6 vjet, ndërsa panelet punojnë 30 vjet.

Merr ofertë falas

Plotëso faqen Merr Ofertë: teravolti.com↗
Na thirr: 048 616 222
Na shkruaj në Viber:+38348 616 222

Ose, na shkruaniu ne rrjetet tona sociale :

https://www.facebook.com/TeraVolti/