Energji solare më e arritshme përmes partneriteteve me bankat.
TeraVolti ka partneritete me banka në Kosovë, që klientët të kenë mundësi financimi për instalimet solare. Këto partneritete japin qasje në kushte të konkurrueshme për investimin në energji të pastër.
GEFF
Të gjithë qytetarët që duan të investojnë në shtëpinë e tyre dhe i plotësojnë kriteret e efiçiencës së energjisë mund të përfitojnë nga programi Green Economy Financing Program (GEFF).
Fondet e disponueshme janë 9 milionë euro dhe skema përfshin edhe grante.
GEFF është një program i hartuar nga EBRD për t’i ndihmuar banorët në Kosovë me nxitje financiare deri në tre nivele të vlerës së investimit:
a) 15% = nëse vendosni një sistem fotovoltaik
b) 20% = nëse vendosni një sistem fotovoltaik dhe dritare ose izolim
c) 35% = nëse bëni a, b dhe formoni grupe (2 ose më shumë shtëpi)
Raiffeisen Bank
Kredia RAIECO – Shndërroni shtëpinë ose banesën dhe merrni deri në 20% të vlerës së kredisë mbrapsht.
Investimi në teknologji të gjelbra të miratuara nga GEFF kursen para dhe energji. Mund të përfitoni edhe një grant nga BE-ja deri në 20% të vlerës së kredisë.
Mësoni më shumë dhe aplikoni online
🍃 Kredia RAIECO
👉 bit.ly/raieco-geff
ProCredit Bank
🌱 Aplikoni për kredinë Eco dhe merrni 20% të shumës së kredisë mbrapsht
Disa nga investimet: dyer, dritare, izolim i mureve ose i kulmit, soba ose kaldaja me biomasë, ndriçim, ngrohje uji me diell, kaldaja efikase, sisteme fotovoltaike dhe të tjera.
➡ Aplikoni tani: procreditbank-kos.com
Për shtëpinë tonë dhe për planetin! 💚
NLB Bank
Kurseni energji me zgjidhje efikase për shtëpinë ose banesën dhe jetoni rehat, me metoda më të mira për mjedisin.
Prandaj ofrohen kredi Eco me normë të favorshme interesi. Aplikoni tani dhe filloni të kurseni.
Aplikoni tani: https://nlb-kos.com/sq/news/63/eko-kredi
BPB Bank
Investoni në të gjelbrën me BPB:
Mund të përfitoni një grant deri në 15% të shumës së kredisë nëse investimi bëhet në:
Përmirësimin e efiçiencës së energjisë, mbrojtjen e mjedisit ose sigurinë në punë.
E ardhmja është e gjelbër, prandaj investoni me BPB.
Aplikoni tani: https://www.bpbbank.com/investoni-gjelber-me-bpb/

