Biznese që na besojnë
Një nga ofruesit më të mirë të energjisë solare në Kosovë.
Shërbimet
TeraVolti projekton dhe instalon sisteme solare për shtëpi, biznese dhe industri në Kosovë, përfshirë bateri, mirëmbajtje dhe lejet për lidhjen në rrjet.
Produktet tona
Vlerësime në Google
Profesionistë të vërtetë. TeraVolti e mbajti gjithçka nën kontroll dhe ishte kënaqësi të punosh me ta. Më e rëndësishmja, përveç punës shumë profesionale, panelet dhe inverterin i instaluan në kohë, gjë që në përvojën time me kontraktorë të tjerë ndodh rrallë. I rekomandoj.
Erion Bilalli
Sistemi solar hibrid që instaluan i kaloi pritshmëritë tona. Na jep energji edhe gjatë ndërprerjeve dhe na ka ulur faturat e KEDS-it. Jam vërtet i impresionuar me cilësinë e punës.
Armend Hapciu
O hallall, e keni bukën. Punë shumë e mirë. Kemi një sistem hibrid 10 kWp me bateri litiumi dhe në verë nuk paguajmë asgjë, kurse në dimër më së shumti 5 deri 15 euro në muaj. Edhe kur ndalet rryma, bateria e mban deri në 9 orë.
Laurant Kurtaliqi
Ekip vërtet i fortë dhe punë e shkëlqyer. Faleminderit.
Euro Parts
Pronari i kësaj kompanie dhe stafi janë ndër njerëzit më profesionalë që kam takuar në biznes. Njohuritë për sistemet solare i kanë të jashtëzakonshme, dhe koha që marrin për të shpjeguar gjithçka është vërtet e rrallë.
Besart Xhoxhaj

