Skip to content Skip to footer

Parqe solare dhe konsulencë

Parqe solare dhe konsulencë për investitorë

TeraVolti ju ndihmon të ndërtoni park solar në tokë, nga studimi i parë deri te kyçja në rrjet. Punojmë me investitorë, biznese dhe institucione.

Çfarë përfshin shërbimi

  • Studimin e fizibilitetit dhe analizën e investimit.
  • Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) deri te Miratimi Mjedisor.
  • Lejen mjedisore dhe lejen ndërtimore.
  • Procedurat deri te kyçja në rrjet dhe pëlqimi i KOSTT.
  • Dokumentacionin për ZRrE.
  • Raportet teknike, vizatimet dhe skemat elektrike.

Këto shërbime i ofron një ekip i licencuar me përvojë në Kosovë, Austri dhe Gjermani.

Hapat e një parku solar

  1. Analiza e lokacionit: toka, rrezatimi dhe largësia nga rrjeti.
  2. Studimi i fizibilitetit dhe plani financiar.
  3. Lejet mjedisore, ndërtimore dhe të kyçjes.
  4. Projektimi teknik dhe zgjedhja e paneleve dhe inverterëve.
  5. Ndërtimi, kyçja dhe vënia në punë.
  6. Monitorimi dhe mirëmbajtja.

Projekt referencë

Projekti ynë 1,000 kWp në Lipjan. Në Kosovë, 1 kWp prodhon rreth 1,250 kWh në vit, kështu që një park 1,000 kWp prodhon rreth 1,250,000 kWh në vit.

Mirëmbajtja pas ndërtimit

Parku solar prodhon më pak kur panelet janë të pista ose kur një pajisje ndalet pa u vërejtur. Ne ofrojmë pastrim, kontroll dhe monitorim. Shihni pastrimin dhe mirëmbajtjen e paneleve.

Kontaktoni për projektin tuaj

Na shkruani në info@teravolti.com ose na telefononi për një takim. Për projekte më të vogla, përdorni formën Merr ofertë.

Leave a comment