Kalo te përmbajtja Kalo te fundi

Bateri industriale BESS për ruajtjen e energjisë

Sistemet industriale të ruajtjes së energjisë në bateri (BESS) ruajnë energjinë elektrike të tepërt nga panelet solare ose nga rrjeti në orët me kosto më të ulët, dhe e japin gjatë kërkesës maksimale, ndërprerjeve ose kur rryma është e shtrenjtë.

Sisteme industriale të baterive për ruajtjen e energjisë

Kur BESS kombinohet me energjinë diellore, biznesi kontrollon më mirë se kur prodhohet dhe kur konsumohet energjia. Për fabrika, depo dhe objekte me konsum të lartë, bateria industriale është zgjidhja për rezervë dhe zhvendosje të ngarkesës. Për bateri më të vogla te shtëpi dhe biznese, shihni sistemet hibride me bateri. Për panele pa BESS, shihni sistemet solare për biznese dhe industri.

Produktet që montojmë janë me certifikata CE, TÜV dhe ISO, me garanci nga prodhuesi. Madhësia e baterisë përcaktohet pas analizës së konsumit dhe orarit të objektit.

Kur i duhet një biznesi bateri industriale?

Bateria industriale i duhet biznesit kur konsumi është i lartë, kur ka nevojë për rezervë gjatë ndërprerjeve, ose kur duhet të zhvendosë energjinë nga orët e lira te orët e pikut. Te fabrikat që punojnë kryesisht gjatë ditës shpesh mjafton një sistem on-grid pa bateri; kur nevojitet rezervë, shtohet BESS.

Kur BESS lidhet me sistem solar, dokumentet për Komunën, KEDS dhe ZRRE i dorëzojmë ne dhe ky shërbim përfshihet në çmim. Në rrethana normale, procesi i sistemit solar zgjat 60–120 ditë; montimi dhe lëshimi në punë zgjasin rreth 2 ditë. Punët elektrike shtesë për baterinë paguhen veç, sipas rastit.

Kërkoni ofertë për bateri industriale

Vizita, konsulta dhe oferta janë falas. Shkruani te Merr ofertë, telefononi +383 48 616 222 ose na shkruani në WhatsApp. Shihni edhe të gjitha shërbimet dhe karikuesit për vetura elektrike.