Licencimi i paneleve solare në Kosovë kalon nëpër 9 hapa administrativë te KEDS, komuna, ZRRE dhe KESCO. Më poshtë gjeni afatet, dokumentet për secilin hap, taksat zyrtare dhe problemet më të shpeshta, nga aplikimi deri te lidhja zyrtare e sistemit PV në rrjet.
- 9hapa administrativë
- 90–120ditë zakonisht
- ~134ditë kur hapat vijojnë njëri pas tjetrit
- 100–200 €taksa zyrtare gjithsej
Sa zgjat licencimi i paneleve solare?
Procesi zakonisht zgjat 90–120 ditë. Kur secili hap pret përfundimin e hapit paraprak, afati arrin deri në rreth 134 ditë kalendarike. Pëlqimi Elektroenergjetik (PEE) dhe leja komunale mund të nisin njëkohësisht.
- KEDS
- Komuna
- ZRRE
- KESCO
- Instalimi në objekt (pas lejes së hyrjes)
9 hapat e licencimit të paneleve solare
- Hapi 1 · KEDS~30 ditë
Pëlqimi Elektroenergjetik (PEE)
KEDS verifikon nëse rrjeti pranon sistemin pa ndërhyrje shtesë.
- Formulari KEDS-DCC-F-DCE-01
- Autorizimi i klientit
- Dokumentet e kompanisë
- Licenca e inxhinierit elektrik
- Projekti elektrik dhe skema njëpolare
- Paramasa
- Datasheet panele dhe invertor
- Hapi 2 · Komuna15–30 ditë
Leja komunale
Komuna konfirmon vendosjen e paneleve në objekt.
- Aplikimi për leje
- Dëshmia e pronësisë
- PEE nga KEDS
- Projekti elektrik
- Pagesa e taksës komunale
- Hapi 3 · ZRRE~30 ditë
Aplikimi te ZRRE
Regjistrimi si konsumator-prodhues (prosumer).
- Formulari i ZRRE-së
- Raporti i konsumit 12-mujor
- Vlerësimi i prodhimit
- PEE nga KEDS
- Leja komunale
- Hapi 4 · KEDS~15 ditë
Aprovimi i projektit
KEDS shqyrton projektin teknik dhe kapacitetin e lejuar para instalimit.
- Hapi 5 · KEDS~5 ditë
Leja e hyrjes
Leje për punimet në terren.
- Lista e punëtorëve
- Automjetet
- Periudha e punimeve
- Hapi 6 · KEDS~10 ditë pune
Pranimi teknik
Inspektimi në terren pas instalimit.
- Skema njëpolare
- Mbrojtjet elektrike
- Anti-islanding
- Tokëzimi
- Distancat e sigurisë
- Lidhja dhe etiketimi
- Hapi 7 · KEDS~5 ditë
Ndërrimi i njehsorit
Vendoset njehsori dykahor për energjinë e marrë dhe të dërguar.
- Hapi 8 · KEDS~5 ditë
Marrëveshja me KEDS
Kushtet teknike të lidhjes, kapaciteti i lejuar, operimi.
- Hapi 9 · KESCO~30 ditë
Marrëveshja me KESCO
Faturimi si prosumer. Kursimi fillon të duket në faturë.
Taksat zyrtare për licencimin e paneleve solare
Shuma ndryshon sipas komunës dhe rastit (EUR).
- PEE30–50 €
- Leja komunale20–80 €
- Aprovimi~20 €
- Leja e hyrjes~10 €
- Pranimi teknik~20 €
Ku ngecin aplikuesit
| Hapi | Problemi | Zgjidhja |
|---|---|---|
| PEE | Projekt elektrik jo i saktë | Inxhinier i licencuar |
| Leja komunale | Dokument pronësie i vjetër | Kontrolli para aplikimit |
| ZRRE | Mungon raporti i konsumit | Raport zyrtar 12-mujor |
| Pranimi teknik | Tokëzim ose mbrojtje | Matje para inspektimit |
| KESCO | Vonesa administrative | Ndjekje me email dhe telefon |
Rregulli kryesor: mos filloni instalimin para PEE-së dhe aprovimeve. Instalimi para kohe mund të sjellë refuzim ose ndryshime me kosto shtesë.
TeraVolti merret me licencimin për ju
Licencimi i paneleve solare kërkon dokumente të sakta në çdo hap. Ne përgatisim projektin elektrik, dokumentet dhe aplikimet te KEDS, komuna, ZRRE dhe KESCO për sistemet solare për shtëpi, sistemet për biznese dhe industri dhe sistemet hibride me bateri.
Merr ofertë ose na kontaktoni.