Kalo te përmbajtja Kalo te fundi

Karikues për vetura elektrike në Kosovë

TeraVolti ofron karikues për vetura elektrike dhe i lidh ata me sistemin solar dhe me baterinë, kur objekti i ka. Kështu, një pjesë e energjisë për veturën vjen nga panelet në kulm dhe jo nga rrjeti. Para çdo instalimi bëjmë projektimin elektrik dhe kontrollojmë fuqinë e objektit. Instalimin e bën ekipi ynë, në gjithë Kosovën. Vizita në terren, konsulta dhe oferta janë falas.

Sa fuqi ju duhet: 7,2 kW, 11 kW apo 22 kW?

Karikuesit që ofrojmë kanë fuqi 7,2 kW, 11 kW dhe 22 kW, dhe të gjithë kanë konektorin Type 2, standardin evropian që e përdorin shumica e veturave elektrike në treg.

  • 7,2 kW përshtatet për përdorim më të thjeshtë, si në shtëpi ose në biznese të vogla.
  • 11 kW është zgjedhje praktike për zyra, parkingje kompanish dhe karikim gjatë orarit të punës.
  • 22 kW përshtatet për hotele, restorante, qendra tregtare dhe vende ku veturat qëndrojnë më shkurt.

Fuqia e duhur nuk varet vetëm nga vetura. Ajo varet edhe nga furnizimi i objektit, nëse ky është njëfazor apo trefazor, dhe nga ngarkesat e tjera që janë në punë në të njëjtën kohë.

Karikues për biznese, hotele dhe parkingje

Për një biznes, parkingu mund të bëhet shërbim shtesë për klientët, për punonjësit ose për flotën e kompanisë. Karikuesi nuk duhet të jetë patjetër pranë paneleve apo baterisë. Me projektimin e duhur elektrik, ai vendoset aty ku parkohen veturat, qoftë në parking të hapur, në garazh, në hotel, në restorant, në zyrë apo në objekt industrial.

Karikuesit ofrojnë:

  • menaxhim inteligjent të ngarkesës, që e mbron objektin nga mbingarkesa;
  • qasje me kartelë RFID, që të karikojnë vetëm personat e autorizuar;
  • monitorim dhe kontroll nga distanca përmes WiFi;
  • statistika të konsumit, si dhe mundësinë që karikimi t’u faturohet përdoruesve, nëse doni ta ofroni si shërbim me pagesë.

→ Lidhje me Sisteme solare për biznese dhe Bateri industriale

Karikimi me energji nga panelet solare dhe bateria

Për ata që kanë ose po planifikojnë një sistem solar, karikuesi bëhet edhe më i dobishëm. Energjia rrjedh kështu: panelet solare → objekti → karikuesi.

  • Ditën, energjia e paneleve furnizon objektin dhe veturën.
  • Bateria ose BESS ruan energjinë e tepërt dhe e jep më vonë, sipas konfigurimit të sistemit.
  • Madhësia e sistemit solar llogaritet sipas konsumit të objektit dhe sipas numrit të veturave që do të karikohen.

→ Sisteme hibride me bateri dhe Bateri industriale

Çfarë kontrollojmë para instalimit

  • fuqinë e kyçjes elektrike të objektit;
  • nëse furnizimi është njëfazor apo trefazor;
  • konsumin maksimal dhe ngarkesat e tjera ekzistuese;
  • vendin ku do të montohet karikuesi dhe gjatësinë e kabllit deri te tabela elektrike;
  • nëse karikuesi do të lidhet me sistemin solar ose me baterinë.

Kontrollet i bëjmë sepse, për ne, karikuesi nuk është vetëm një pajisje që montohet në mur ose në shtyllë. Ai është pjesë e sistemit elektrik të objektit.

Sa kushton një karikues për vetura elektrike?

Kostoja varet nga fuqia e karikuesit (7,2, 11 ose 22 kW), nga numri i stacioneve, nga distanca deri te tabela elektrike dhe nga lidhja me sistemin solar ose me baterinë. Pas vizitës ju dërgojmë ofertë falas.

Pyetjet e shpeshta për karikuesit e veturave elektrike

Çfarë konektori kanë karikuesit?

Konektorin Type 2, standardin evropian që e përdorin shumica e veturave elektrike në treg.

A mund ta karikoj veturën me energji nga panelet solare?

Po. Kur karikuesi lidhet me sistemin solar të objektit, një pjesë e energjisë për karikim vjen drejtpërdrejt nga panelet. Me bateri, energjia e ruajtur mund të përdoret edhe më vonë.

A duhet që karikuesi të jetë pranë paneleve ose baterisë?

Jo. Me projektimin e duhur elektrik, karikuesi vendoset aty ku parkohen veturat.

Cilën fuqi të zgjedh?

7,2 kW për përdorim më të thjeshtë, si në shtëpi ose në biznese të vogla. 11 kW për zyra dhe parkingje kompanish. 22 kW për hotele, restorante dhe qendra tregtare. Zgjedhja përfundimtare varet edhe nga furnizimi i objektit.

A mund ta kontrolloj karikimin nga distanca?

Po. Karikuesit kanë monitorim dhe kontroll përmes WiFi, si dhe qasje me kartelë RFID.

Kërkoni ofertë për karikues

Përvoja jonë me sistemet solare nis në vitin 2018, ndërsa nga viti 2023 punojmë si TeraVolti, me 25 punonjës dhe 13,2 MWp të instaluar në mbi 425 sisteme në Kosovë.