Biznese që na besojnë
Panele solare në Kosovë për shtëpi, biznese dhe industri
Shërbimet tona: instalim, leje dhe mirëmbajtje
TeraVolti projekton dhe instalon sisteme solare për shtëpi, biznese dhe industri në Kosovë, përfshirë bateri, mirëmbajtje dhe lejet për lidhjen në rrjet.
Sa kushton një sistem solar në Kosovë?
Çmimi i sistemit solar varet nga kWp, inverteri, bateria dhe kulmi. Lejet te komuna, KEDS dhe ZRRE përfshihen; vizita dhe oferta janë falas. Për një ofertë të personalizuar na kontaktoni ose shihni shërbimin panele solare për shtëpi dhe faqen e licencimit të paneleve solare.
Punojmë në gjithë Kosovën, me zyra në Lipjan, Prishtinë dhe Ferizaj. Shihni edhe: panele solare në Prishtinë, panele solare në Ferizaj dhe panele solare në Gjilan.
Panele, invertera dhe bateri
Vlerësime në Google
Profesionistë të vërtetë. TeraVolti e mbajti gjithçka nën kontroll dhe ishte kënaqësi të punosh me ta. Më e rëndësishmja, përveç punës shumë profesionale, panelet dhe inverterin i instaluan në kohë, gjë që në përvojën time me kontraktorë të tjerë ndodh rrallë. I rekomandoj.
Sistemi solar hibrid që instaluan i kaloi pritshmëritë tona. Na jep energji edhe gjatë ndërprerjeve dhe na ka ulur faturat e KEDS-it. Jam vërtet i impresionuar me cilësinë e punës.
O hallall, e keni bukën. Punë shumë e mirë. Kemi një sistem hibrid 10 kWp me bateri litiumi dhe në verë nuk paguajmë asgjë, kurse në dimër më së shumti 5 deri 15 euro në muaj. Edhe kur ndalet rryma, bateria e mban deri në 9 orë.
Ekip vërtet i fortë dhe punë e shkëlqyer. Faleminderit.
Pronari i kësaj kompanie dhe stafi janë ndër njerëzit më profesionalë që kam takuar në biznes. Njohuritë për sistemet solare i kanë të jashtëzakonshme, dhe koha që marrin për të shpjeguar gjithçka është vërtet e rrallë.
Pyetje të shpeshta për panelet solare në Kosovë
Çmimi i sistemit solar varet nga kWp, inverteri, bateria dhe kulmi. Lejet te komuna, KEDS dhe ZRRE përfshihen në çmim; vizita në terren, konsulta dhe oferta janë falas. Na telefononi në +383 48 616 222 ose plotësoni formularin te Merr ofertë.
Zyra qendrore është në Magjistralen Ferizaj–Prishtinë, Babush i Muhaxherëve, 14000 Lipjan. Kemi edhe zyrë në Rr. Sofokliu, Arbëri, 10000 Prishtinë, dhe zyrë në Ferizaj. Orari: e hënë–e premte 08:00–17:00, e shtunë 09:00–22:00; e diel mbyllur.
Po. TeraVolti projekton dhe instalon sisteme solare për shtëpi, biznese dhe industri në gjithë Kosovën. Për qytetet me më shumë projekte kemi faqe më vete për Prishtinën, Ferizajn dhe Gjilanin.
Po. Dokumentet për pëlqimin në komunë, për KEDS dhe për licencimin si prosumer në ZRRE i përgatisim dhe i dorëzojmë ne; ky shërbim përfshihet në çmim.
Në rrethana normale i gjithë procesi zgjat 60–120 ditë. Pas montimit ofrojmë edhe mirëmbajtje dhe pastrim të paneleve.
Na telefononi ose na shkruani në WhatsApp në +383 48 616 222, ose në info@teravolti.com, ose plotësoni formularin te Merr ofertë. Vizita, konsulta dhe oferta janë gjithmonë falas.

