Kalo te përmbajtja Kalo te fundi

Sistem solar hibrid me bateri për shtëpi dhe biznes

Sistemi hibrid ka panele, inverter hibrid dhe bateri. Ditën panelet furnizojnë shtëpinë ose objektin dhe mbushin baterinë. Në mbrëmje dhe kur ndalet rryma, ju furnizon bateria.

Kur ju duhet bateri?

  • Kur rryma ndalet shpesh në zonën tuaj.
  • Kur harxhoni më shumë rrymë në mbrëmje sesa gjatë ditës.
  • Kur keni pajisje që nuk duhet të ndalen: pompë uji, frigorifer, server ose alarm.
  • Kur objekti nuk ka lidhje me rrjetin.

Nëse rryma ndalet rrallë dhe e harxhoni më shumë gjatë ditës, sistemi on-grid pa bateri kushton më pak dhe kthehet më shpejt. Shihni sistemet solare për shtëpi.

On-grid, hibrid apo off-grid: cili ju përshtatet?

  • On-grid: lidhet me rrjetin, pa bateri. Kur ndalet rrjeti, ndalet edhe sistemi.
  • Hibrid: lidhet me rrjetin dhe ka bateri. Kur ndalet rrjeti, bateria furnizon pajisjet e zgjedhura.
  • Off-grid: nuk lidhet me rrjetin. Bateria dhe panelet furnizojnë objektin vetë.

Sa e madhe duhet të jetë bateria?

Madhësinë e baterisë e caktojmë sipas:

  • rrymës që harxhoni nga mbrëmja deri në mëngjes;
  • pajisjeve që duhet të punojnë kur ndalet rryma;
  • madhësisë së sistemit solar.

Bateritë që përdorim janë modulare. Për shembull, bateria Pylontech Force H2 ka module 3.55 kWh. Mund të filloni me më pak module dhe të shtoni më vonë. Bateritë kanë 10 vjet garanci. Produktet janë të certifikuara CE, TÜV dhe ISO, me garanci nga prodhuesi.

Sa kushton një sistem hibrid me bateri?

Sistemi hibrid kushton më shumë se sistemi on-grid. Çmimi varet nga madhësia e baterisë dhe e inverterit. Ofertën e llogarisim sipas konsumit tuaj. Punimet shtesë elektrike për sistemet me bateri kryhen me kosto shtesë, sipas vlerësimit teknik.

Dokumentet për Komunën, KEDS dhe ZRRE i dorëzojmë ne dhe ky shërbim përfshihet në çmim. Në rrethana normale, i gjithë procesi zgjat 60–120 ditë, ndërsa montimi dhe lëshimi në punë zgjasin rreth 2 ditë.

Projekte hibride

  • Familja Musliu, Ferizaj: 15 kWp hibrid
  • Familja Hapciu, Prizren: 8 kWp hibrid

Për biznese dhe fabrika me bateri 100 kWh e më shumë, shihni bateritë industriale (BESS).

Merrni ofertë për sistem hibrid

Vizita në terren, konsulta dhe oferta janë falas. Në formën Merr ofertë shkruani konsumin mujor dhe lokacionin. Ne ju dërgojmë ofertën me bateri të përshtatur.

Karikuesit mund të lidhen me baterinë: karikues për vetura elektrike.