Një sistem me panele solare, invertera dhe bateri punon mirë kur pajisjet zgjidhen që të punojnë bashkë. Brendi ka rëndësi. Po aq rëndësi kanë projektimi dhe montimi.
Në TeraVolti punojmë me produkte nga brende ndërkombëtare për shtëpi dhe biznese në Kosovë. Pajisjet i zgjedhim sipas konsumit tuaj, hapësirës, buxhetit dhe nëse ju duhet bateri.
Panele solare
Punojmë me panele nga Trina Solar, LONGi, Canadian Solar, Luxor Solar, JA Solar, JinkoSolar, TW Solar, Jolywood dhe AIKO.
Për çdo projekt shikojmë fuqinë dhe madhësinë e panelit, efikasitetin dhe garancinë. Shikojmë edhe nga cila anë kthehet kulmi, ku bie hije dhe sa vend ka.
Paneli me fuqinë më të madhe nuk është gjithmonë zgjedhja më e mirë për kulmin tuaj. Qëllimi është prodhimi më i mirë për hapësirën që keni.
Invertera për sisteme on-grid, hibride dhe off-grid
Punojmë me invertera nga SolarEdge, Huawei, SMA, Sungrow, Solis, GoodWe, Growatt, Deye, KSTAR dhe MUST.
Inverterin e zgjedhim sipas:
- rrymës njëfazore ose trefazore;
- fuqisë së paneleve;
- nëse sistemi ka bateri;
- nëse ju duhet rrymë kur ndalet rrjeti;
- monitorimit në telefon.
Jo çdo inverter ju jep rrymë kur ndalet rrjeti. Këtë e caktojmë që në fillim, gjatë projektimit.
Bateri
Për ruajtjen e energjisë punojmë me bateri nga Pylontech, Sunwoda Energy dhe me bateritë e prodhuesve të inverterëve. Lexoni më shumë për sistemet hibride dhe bateritë.
Bateria ruan rrymën e ditës për mbrëmje dhe mund të furnizojë pajisjet kryesore kur ndalet rryma.
Madhësinë e baterisë e caktojmë sipas konsumit tuaj, pajisjeve që duhet të punojnë dhe sa orë ju duhet rrymë rezervë. Kontrollojmë edhe që bateria të punojë me inverterin. Vetëm numri i kWh nuk mjafton për të zgjedhur baterinë e duhur.
Struktura e montimit: Schletter dhe K2 Systems
Struktura mban panelet në kulm për 25 vjet e më shumë, prandaj ka rëndësi. Punojmë me Schletter dhe K2 Systems.
Strukturën e zgjedhim sipas llojit të kulmit, mënyrës së fiksimit, erës, borës dhe udhëzimeve të prodhuesit.
Si e zgjedhim sistemin për ju
- Shikojmë faturat e rrymës dhe kur e harxhoni rrymën.
- Vlerësojmë kulmin ose hapësirën.
- Ju dërgojmë ofertën me pajisjet,