TeraVolti
Udhëzues për vënien në punë: 4 invertera Solis 100 kW + EPM
- Para se të filloni
- 1. Adresat RS485
- 2. External EPM në invertera
- 3. Konfigurimi i EPM
- 4. CT dhe matja
- 5. Komunikimi RS485
- 6. Rendi i ndezjes
- 7. Testet
- 8. Lista përfundimtare
Para se të filloni
Ky udhëzues është për ekipin teknik që e vë në punë sistemin 400 kW: 4 invertera Solis 100 kW dhe 1 EPM qendror. Pajisjet janë të montuara dhe të lidhura. Ju duhet t’i konfiguroni, ta kontrolloni komunikimin dhe matjen, dhe ta testoni kufizimin e eksportit para prodhimit të plotë.
Menytë dhe parametrat janë shkruar në anglisht, ashtu siç dalin në ekran.
Të dhënat e lokacionit
| Të dhëna | Vlera |
|---|---|
| Modeli i EPM (EPM3-5G-PRO ose EPM3-5G-PLUS) | |
| Modeli i inverterave (Solis-100K-5G ose S5-GC100K) | |
| Versioni i firmware-it (EPM dhe invertera) | |
| Eksporti i lejuar nga KEDS (kW) | |
| Numri i aprovimit nga KEDS | |
| CT të instaluara (p.sh. 800/5 A) | |
| Rryma nominale e çelësit kryesor në PCC (A) | |
| Teknikët | |
| Data |
Rregullat e sigurisë
- Punën në pajisje nën tension e bëjnë vetëm persona të kualifikuar, sipas procedurës së izolimit të lokacionit.
- Mos e shkëputni kurrë sekondarin e CT 5 A nën tension pa e lidhur shkurt (shorting) me pajisje të aprovuar. Sekondari i hapur krijon tension të rrezikshëm dhe e dëmton CT-në.
- Mos ndryshoni parametra komunikimi apo mbrojtjeje që nuk i njihni. Kontrolloni manualin e modelit tuaj.
- Fjalëkalimi 0010 është ai i fabrikës. Nëse kompania e ndryshon pas vënies në punë, shënojeni vetëm në protokollin e brendshëm, jo në lokacion.
Hapi 1: Vendosni adresat RS485 të inverterave
Çdo inverter duhet ta ketë adresën e vet RS485. Përndryshe EPM-i nuk mund t’i dallojë dhe nuk i kontrollon veç e veç.
| Inverteri | Fuqia AC | Adresa RS485 |
|---|---|---|
| Solis 1 | 100 kW | 01 |
| Solis 2 | 100 kW | 02 |
| Solis 3 | 100 kW | 03 |
| Solis 4 | 100 kW | 04 |
- Në ekranin e inverterit 1 hapni Settings → Set Address (në disa modele: Set Slave Address).
- Vendosni adresën 01 dhe ruajeni.
- Përsëriteni në inverterat 2, 3 dhe 4 me adresat 02, 03 dhe 04.
- Shënoni numrin serik të secilit inverter te tabela e Hapit 8.
Hapi 2: Aktivizoni External EPM në çdo inverter
Të katër inverterat duhet të kontrollohen vetëm nga EPM-i qendror. Kontrolli i brendshëm i eksportit në inverter duhet të jetë i fikur.
- Në inverterin 1 hapni Advanced Settings → Password: 0010 → External EPM Set.
- Vendosni vlerat sipas tabelës më poshtë.
- Ruani dhe dilni nga menyja.
- Hyni prapë në meny dhe kontrolloni që vlerat janë ruajtur.
- Përsëriteni në inverterat 2, 3 dhe 4.
| Parametri | Vlera e kërkuar |
|---|---|
| External EPM | 5G EPM |
| Other EPM | OFF |
| External EPM Failsafe | ON (në disa firmware: RUN) |
| Internal EPM Mode | OFF |
| Internal EPM control | Disabled |
Hapi 3: Konfiguroni EPM-in
Parametri më i rëndësishëm është Backflow power: sa fuqi lejohet të shkojë në rrjet. Vendosni vetëm vlerën që e ka aprovuar KEDS me shkrim.
- Në EPM hapni Advanced Settings → Password: 0010.
- Vendosni vlerat sipas tabelës më poshtë.
- Ruani dhe kontrolloni prapë secilën vlerë.
| Parametri | Vlera |
|---|---|
| EPM address | 01 |
| Inverter quantity | 04 |
| Total inverter capacity | 400 kW |
| Backflow power | Sipas aprovimit të KEDS (shih tabelën poshtë) |
| CT ratio | Sipas CT-ve të instaluara (Hapi 4) |
| EPM meter communication | Enabled, pa alarm |
| Transmit | Vetëm nëse manuali i modelit tuaj e kërkon |
| RUN time | Vetëm nëse manuali i modelit tuaj e kërkon. Mos e vendosni me hamendje |
Backflow power
| Eksporti i aprovuar nga KEDS | Vlera në EPM |
|---|---|
| 0 kW (eksport zero) | 0 W |
| 50 kW | +50000 W |
| 100 kW | +100000 W |
| 200 kW | +200000 W |
| 400 kW | +400000 W |
- Nëse aprovimi i KEDS nuk është konfirmuar ende, vendosni 0 W deri sa të vijë aprovimi.
- Kontrolloni në manual a e kërkon EPM-i vlerën në W apo kW dhe me shenjën “+”.
- Mos kopjoni parametra komunikimi ose mbrojtjeje nga një model tjetër i EPM pa e kontrolluar manualin e këtij modeli.
Vlera e vendosur në këtë lokacion:
Hapi 4: Kontrolloni CT-të dhe matjen e rrjetit
Nëse drejtimi, faza ose raporti i CT-së është gabim, EPM-i e mat rrjetin gabim dhe nuk i kontrollon inverterat. EPM-i mat rrjedhën neto në pikën e lidhjes me rrjetin (PCC), aty ku kalon e gjithë rryma e objektit dhe e inverterave.
Madhësia dhe raporti i CT-së
Rryma primare e CT-së duhet të jetë sa ose më e madhe se rryma nominale e çelësit kryesor në PCC. Shembull: 400 kW në 400 V jep rreth 577 A për fazë. CT 300/5 A ose 400/5 A nuk mjaftojnë për këtë sistem.
| CT e instaluar | Raporti në EPM |
|---|---|
| 600/5 A | 120 |
| 800/5 A | 160 |
| 1000/5 A | 200 |
| 1200/5 A | 240 |
| 1500/5 A | 300 |
Disa firmware kërkojnë vlerën primare dhe sekondare veç e veç (p.sh. 800 dhe 5), jo raportin. Shkruani atë që e kërkon ekrani.
Kontrolli i matjes
Kushtet: të katër inverterat të ndalur (OFF), objekti duke marrë rrymë nga rrjeti.
- Lexoni rrymat L1, L2 dhe L3 në EPM.
- Matini të njëjtat rryma me pincë të kalibruar (clamp meter) dhe shkruani të dyja vlerat në tabelë.
- Kontrolloni që CT e fazës L1 është në kabllon L1 të tensionit, L2 në L2 dhe L3 në L3.
- Lexoni fuqinë aktive për secilën fazë. Të tria duhet ta kenë të njëjtën shenjë.
- Kontrolloni që EPM-i tregon import, jo eksport.
| Faza | Rryma në EPM (A) | Rryma me pincë (A) | Fuqia në EPM (kW) | Shenja |
|---|---|---|---|---|
| L1 | ||||
| L2 | ||||
| L3 |
Hapi 5: Kontrolloni komunikimin RS485
Të katër inverterat duhet të duken në EPM para se të lejohet prodhimi pa kufizim.
Nëse EPM-i sheh vetëm 2 ose 3 invertera:
- Kontrolloni a ka adresa të dyfishta.
- Kontrolloni kabllot RS485, polaritetin A/B dhe terminimin në fund të linjës.
- Kontrolloni portin e komunikimit që përdoret në inverter dhe në EPM.
- Kontrolloni a janë modeli dhe firmware-i i inverterit të përputhshëm me EPM-in.
Hapi 6: Ndizeni sistemin sipas rendit
EPM-i konfigurohet dhe kontrollohet para se inverterat të kalojnë në prodhim normal.
- Mbajini të katër inverterat në gjendjen OFF / Stop në softuer gjatë konfigurimit. Ndiqni rendin e ndezjes që e jep prodhuesi.
- Ndizeni EPM-in. Kontrolloni që tregon tension, rrymë dhe fuqi të rrjetit të sakta.
- Kontrolloni që EPM-i komunikon me të katër inverterat.
- Kontrolloni edhe një herë Backflow power dhe raportin e CT-së.
- Ndizeni inverterin 1. Kontrolloni që reagon ndaj komandave të EPM-it.
- Ndizni inverterat 2, 3 dhe 4 një nga një. Pas secilit, shikoni prodhimin total dhe rrjedhën me rrjetin.
- Kontrolloni që të katër punojnë normalisht nën kontrollin e EPM-it.
Hapi 7: Testoni kufizimin e eksportit dhe failsafe
Vënia në punë nuk mbyllet pa i kaluar këto teste. Bëjini vetëm në kushte të kontrolluara, me matje të pavarur të eksportit në rrjet (p.sh. analizator rrjeti).
| Nr. | Testi | Si bëhet | Rezultati i pritur | OK / Jo | Shënim |
|---|---|---|---|---|---|
| 1 | Prodhim normal | Të katër inverterat të ndezur | Prodhojnë sipas PV-së dhe konsumit të objektit | ||
| 2 | Ulja e kufirit | Vendosni përkohësisht Backflow +500 W (eksport zero: 0 W) | Eksporti nuk e kalon kufirin. Inverterat mund të tregojnë LimByEPM | ||
| 3 | Rritja e konsumit | Ndizni një ngarkesë në objekt | Inverterat e rrisin prodhimin nëse ka PV të lirë | ||
| 4 | Ulja e konsumit | Fikni një ngarkesë | EPM-i e ul prodhimin, eksporti nuk e kalon kufirin | ||
| 5 | Humbja e RS485 te një inverter | Shkëputni RS485 të një inverteri sipas procedurës | Ai inverter hyn në failsafe | ||
| 6 | Humbja e komunikimit të EPM | Simuloni sipas procedurës | Të gjithë inverterat hyjnë në failsafe. Mund të dalë alarmi RS485AllFail | ||
| 7 | Rikthimi i komunikimit | Rilidhni RS485 | Puna normale nën kontroll rikthehet (mund të kërkohet reset) |
Hapi 8: Lista përfundimtare dhe nënshkrimi
Sistemi kalon në prodhim të plotë vetëm kur të gjitha pikat më poshtë janë të shënuara.
Të dhënat e inverterave
| Inverteri | Numri serik | Adresa | Firmware |
|---|---|---|---|
| Solis 1 | 01 | ||
| Solis 2 | 02 | ||
| Solis 3 | 03 | ||
| Solis 4 | 04 |
Nënshkrimi
| Roli | Emri | Data |
|---|---|---|
| Tekniku | ||
| Përgjegjësi i projektit |
Referenca: Solis EPM Configuration and Validation Guide, Solis 5G-PLUS Export Power Manager Setup, Solis EPM3-5G-PRO User Manual.

