Kalo te përmbajtja Kalo te fundi

Ja si TeraVolti po ndihmon bizneset në Ferizaj, Lipjan dhe Prishtinë të ulin faturat e energjisë duke përdorur sisteme solare fotovoltaike

Rritja e fundit e çmimeve të energjisë nga ZRRE ka bërë që shumë biznese dhe familje në Kosovë të kërkojnë zgjidhje më të qëndrueshme. Biznese si Restaurant Villa Reka dhe kompani të tjera në Ferizaj, Lipjan, Prishtinë dhe në gjithë vendin po kërkojnë mënyra të sigurta për të ulur varësinë nga rrjeti elektrik dhe për të zvogëluar faturat mujore.

Për këtë arsye, TeraVolti është bërë një nga emrat më të besuar në treg. Si kompani e energjisë solare në Kosovë, TeraVolti ofron zgjidhje për shtëpi, biznese dhe industri, duke përfshirë konsulencë, projektim, instalim dhe mirëmbajtje. Kjo qasje e plotë «çelës-në-dorë» synon efikasitet dhe performancë të qëndrueshme.

Pse bizneset në Kosovë po zgjedhin energjinë diellore me TeraVoltin?

Me zyrë qendrore në Lipjan dhe zyra në Prishtinë e Ferizaj, TeraVolti shërben klientë në gjithë Kosovën, përfshirë Gjilanin (nga zyra në Ferizaj). Ekipi teknik dhe qasja e fokusuar te klienti kanë ndihmuar në realizimin e qindra instalimeve fotovoltaike.

Klientët që kalojnë në energji solare ulin faturat e energjisë dhe fitojnë më shumë stabilitet, sipas konsumit dhe madhësisë së sistemit. Oferta dhe vizita në objekt janë falas.

Bizneset dhe familjet që tashmë i besuan TeraVoltit

TeraVolti ka bashkëpunuar me dhjetëra kompani të njohura në Kosovë, të cilave së fundi ua ka bërë sistemet solare:

  1. Fitorja SHPK në Ferizaj
  2. Magic Ice në Lipjan
  3. Bylmeti në Fushë Kosovë
  4. Tregtia Construction në Prishtinë
  5. Eurometal në Lipjan
  6. FvF Projekting në Ferizaj
  7. AJH Foods në Gjilan
  8. Be Commerce në Vushtrri
  9. Fabrika e Barnave Gentipharm në Drenas
  10. … dhe qindra shtëpi e biznese të tjera në Ferizaj, Lipjan, Prishtinë dhe komuna të tjera.

Ky portofol tregon besimin e tregut dhe cilësinë e instalimeve, nga sistemet solare për shtëpi deri te instalimet industriale.

Financim dhe mundësi mbështetjeje për panele solare

Instalimi i paneleve solare mund të financohet edhe përmes kredive të gjelbra dhe programeve si GEFF, sipas kushteve të bankës. TeraVolti bashkëpunon me banka partnere në Kosovë, përfshirë ProCredit Bank, Raiffeisen Bank, BPB dhe NLB. Kur ka skema aktive grantesh ose subvencionesh, ekipi ynë ju orienton sipas kritereve të momentit — pa premtime për përqindje fikse që ndryshojnë nga thirrja në thirrje.

Më shumë: kredi dhe financim me bankë për panele solare.

A duhet biznesi juaj të investojë në panele solare?

Nëse faturat e energjisë po rriten ose po kërkoni mënyra për të përmirësuar efikasitetin e biznesit, sistemet fotovoltaike janë një zgjidhje e zakonshme. Investimi në energjinë diellore:

  • ul koston mujore të energjisë,
  • rrit vlerën e pronës,
  • ndihmon të shmangni rritjet e ardhshme të tarifave,
  • dhe e bën biznesin tuaj më ekologjik dhe më konkurrues.

Kontaktoni TeraVoltin për konsultim falas

Për çdo biznes apo familje që dëshiron të analizojë koston, kursimet dhe mundësitë e financimit, TeraVolti ofron konsultim profesional. Vizita dhe oferta janë falas.

Tel. +383 48 616 222
Email: info@teravolti.com
Merr ofertë falas