Kalo te përmbajtja Kalo te fundi

A ia vlen të instalosh panele solare për biznes në Kosovë?

Market ANIK-JUSRA pa panele solare

Nëse ke një market familjar dhe fatura e rrymës të vjen mbi 2.000 € në muaj, pyetja është e thjeshtë. Sa nga kjo faturë mund ta ulësh me panele solare në çati?

Dy markete mund të kenë faturë të njëjtë dhe të kursejnë shuma të ndryshme. Njëri përdor më shumë rrymë gjatë ditës, kur punojnë frigoriferët, klima dhe pajisjet e tjera. Tjetri mund të ketë një pjesë më të madhe të konsumit gjatë natës. Kjo ka rëndësi sepse panelet prodhojnë gjatë ditës, kur biznesi mund ta përdorë rrymën direkt.

Çka duhet me kontrollu para se të kërkosh ofertë?

Mblidhi faturat e 12 muajve. Krahaso konsumin në kWh dhe shumën në euro. Kështu shihet sa ndryshon konsumi nga vera në dimër dhe kur e ke faturën më të lartë.

Shiko kur e përdor rrymën. Nëse i ke të dhënat sipas orëve, përdori për të parë sa konsum ke gjatë ditës. Nëse ke vetëm faturat mujore, trego orarin e punës dhe cilat pajisje rrinë ndezur edhe pas mbylljes.

Kërko që oferta ta ndajë prodhimin nga kursimi. Sa kWh pritet të prodhojë sistemi? Sa prej tyre pritet t’i përdorësh në market? Çka ndodh me tepricën dhe si është llogaritur ajo në ofertë? Këto përgjigje tregojnë sa mund të ndikojë sistemi në faturën tënde.

TERAVOLTI / MJET INTERAKTIV

Sa mund të kursesh me energji solare?

Ndrysho vlerat sipas biznesit tënd dhe shiko një vlerësim të kursimit të mundshëm — menjëherë.

01

Parametrat e sistemit

Rregullo vlerat për simulim

7 kWp
7 kWp200 kWp
80%
40%100%
0,15 €/kWh
0.08 €/kWh0.30 €/kWh
Parametra të tjerë
kWh
€
02

Rezultati i vlerësuar

Simulim në kohë reale

Kursimi mesatar mujor
84€

Llogaritur nga kursimi vjetor ÷ 12

Kursimi vjetor1 008 €
Prodhimi vjetor8 400 kWh
Kosto e supozuar4 550 €
Kthim i thjeshtuar4,5 vite
Pjesa e prodhimit e përdorur direkt80%
6 720 kWh të shfrytëzuara/vit
VLERËSIM SEZONAL

Si shpërndahet kursimi gjatë vitit?

Grafik ilustrues, bazuar në një profil të supozuar të prodhimit solar.

Kursimi në €
Gjithsej në vit: 1 008 €

Shembull ilustrues, jo ofertë financiare. Prodhimi dhe kursimet reale varen nga vendndodhja, orientimi, hijëzimi, konsumi dhe tarifa. Llogaritja përfshin vetëm energjinë e përdorur direkt; nuk vlerëson eksportin e tepricës, tarifat fikse, mirëmbajtjen, TVSH-në apo ndryshimet e çmimeve. Kthimi është kosto e supozuar ÷ kursim vjetor.

A të duhet edhe bateri?

Varet çka dëshiron të arrish. Nëse dëshiron të përdorësh një pjesë të prodhimit solar në mbrëmje, krahaso kursimin shtesë me koston e baterisë. Nëse të duhet rrymë për frigoriferët gjatë ndërprerjeve, kërko një zgjidhje rezervë dhe pyet cilët frigoriferë mund t’i mbajë ndezur dhe për sa kohë.

Përdor simulatorin interaktiv më poshtë për të zbuluar se sa kWh bateri mund të të nevojiten, bazuar në konsumin dhe nevojat e biznesit tënd.

Rezultatet janë orientuese dhe nuk zëvendësojnë një analizë teknike profesionale.

TERAVOLTI / MJET INTERAKTIV

A të duhet bateri për biznesin tënd?

Zgjidh skenarin tënd dhe shiko nëse bateria ka kuptim më shumë për kursim në mbrëmje apo për rezervë gjatë ndërprerjeve.

10 kWh
2 kWh40 kWh
Shembull: nëse biznesit i duhen 10 kWh pas perëndimit të diellit, bateria duhet të ketë kapacitet më të madh se 10 kWh për shkak të humbjeve dhe kufirit të shkarkimit.

Kapacitet nominal i llogaritur i baterisë

12,4kWh

Shembull konfigurimi modular

15kWh(në hapa ilustrues prej 5 kWh)
Për të përdorur 10 kWh në mbrëmje.
Supozimet e llogaritjes90% energji e përdorshme · 90% efikasitet
i

Për mbrëmje: bateria ka kuptim nëse ke energji të tepërt solare gjatë ditës dhe konsum më vonë. Përfitimi financiar kërkon krahasim të kostos së baterisë me energjinë që do të zëvendësojë.

Shembull ilustrues — jo dimensionim teknik. Kapaciteti real varet nga specifikimet e baterisë, inverterit, temperaturës, moshës së baterisë dhe profilit të ngarkesës. Për backup duhen inverter me dalje rezervë/EPS dhe instalim i sigurt me ndarje nga rrjeti; duhen verifikuar edhe rrymat e nisjes së kompresorëve. Nuk është garanci e orëve të furnizimit.

Plotëso faqen Merr Ofertë: teravolti.com↗
Na thirr: 048 616 222
Na shkruaj në Viber:+38348 616 222

Ose, na shkruaniu ne rrjetet tona sociale :

https://www.facebook.com/TeraVolti

Lini një koment